Panorama Sport (Albania)

Historia me të huajt, një formacion për Elbasanin

Nga Maqedonia në Brazil, ja futbollist­ët që kanë spikatur

- VLADIMIR MEMA

Pas viteve 2000, në Shqipëri nisi edhe "dashuria" në masë me të huajt dhe vështirë të gjesh një skuadër në futbollin shqiptar, të të gjitha kategorive, të mos ketë pasur të paktën një lojtar të huaj. Përjashtim nuk bën sigurisht as Elbasani, madje mund të thuhet se futet te skuadrat që ka një afeksion me të huajt, teksa vit pas viti ka aderuar një futbollist jashtë kufijve të Shqipërisë. Vitin e kaluar nuk e patën këtë mundësi, për shkak të rregullore­s, por këtë sezon gjasat janë që të rikthehen te kjo traditë, pasi tre brazilianë kanë dalë në stërvitje me verdheblut­ë. Pas një vëzhgimi të "Panorama Sport", në total te verdheblut­ë kanë luajtur 40 futbollist­ë jashtë kufijve të 28 mijë kilometrav­e katrorë, duke futur në këtë listë edhe futbollist­ët nga Kosova dhe Maqedonia. "Serinë" e futbollist­ëve të huaj në klubin elbasanas e hapi Seth Ablade, ganezi që u afrua me verdheblut­ë në sezonin 2003-2004. FQINJËT

Ndoshta për shkak të lidhjeve dhe njohjeve, "sytë" për të bërë merkato janë hedhur te fqinjët dhe kryesisht te shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë. Me numrin e tyre që ndër vite shkon në 15, për t'i shtuar kështu edhe gjashtë lojtarët e Maqedonisë. Ndër më të spikaturit është sigurisht Armend Dallku, i cili erdhi në një moshe fare të re dhe i panjohur në Elbasan, duke u bërë një futbollist i Kombëtares. Pa harruar edhe Liridon Lecin, i cili pas disa viteve u bë i "njohur" më së shumti për dyshimet për trukim në kampionati­n sue-

dez. Te maqedonasi­t bie në sy mbrojtësi Kire Ristevski, një djalosh i ri kur erdhi në Elbasan, ndërsa sot luan në Kombëtaren e Maqedonisë. AFRIKANËT

Elbasani e nisi "aventurën" me të huajt pikërisht me një lojtar me ngjyrë, ganezin Seth Ablade. Ka qenë një risi për verdheblut­ë para 15 vitesh, një futbollist që nuk i mungonte as kualiteti, i cili vijon të mbetet ganezi i vetëm që ka mbrojtur ngjyrat verdheblu. Nigeria është "kampione" me gjashtë lojtarë që kanë luajtur me Elbasanin, për t'u pasuar nga Kameruni me pesë dhe Senegali me një. Të gjithë e mbajnë mend Abrahamin, djaloshi shtatshkur­tër që doli kampion me Elbasanin dhe më pas shëtiti në shumë skuadra të Shqipërisë. Në vitet e krizës me verdheblut­ë u afrua edhe kamerunasi Jontsha, sulmuesi që kishte luajtur krah Etosë në kombëtaren e tij, por për aq pak muaj sa qëndroi në Elbasan tregoi shumë pak në krahasim me pritshmëri­të.

"SAMBA"

Talentet më të mëdha zakonisht vijnë nga Brazili, por tek Elbasani ka pasur vetëm një përfaqësue­s. Bëhet fjalë për Mauricion, i cili me verdheblut­ë militoi në Kategorinë e Parë. Ndonëse ndër vite kanë ardhur edhe lojtarë të tjerë në provë, por që nuk u është ofruar një kontratë nga klubi. Gjithsesi, numri i brazilianë­ve mund të rritet këtë sezon, nëse njëri nga Mateos, Nildo da Silva apo Caio, të cilët kanë dalë në stërvitje me verdheblut­ë, do të firmoste me Elbasanin. SLLAVËT

Nuk mbeten pas as sllavët,

fqinjët tanë pak më të largët, të cilët kanë lënë shenjën e tyre në klubin e elbasanas. Me ardhjen e trajnerit të vetëm të huaj të Elbasanit, në janar të 2011-ës, boshnjakut Esad Karishik, u afruan edhe tre lojtarë serbë. Aventura e tyre zgjati pak muaj dhe me largimin e trajnerit, u larguan edhe ata. Verdheblut­ë kanë pasur në skuadër edhe kroatin Darko Periç, apo mbrojtësin slloven Almir Sulemanovi­ç, një futbollist me potencial dhe eksperienc­ë të gjatë.

 ??  ?? Elbasani i sezonit të kaluar, si asnjëherë në kampionate­t e fundit, nuk kishte asnjë lojtar të huaj në përbërje
Elbasani i sezonit të kaluar, si asnjëherë në kampionate­t e fundit, nuk kishte asnjë lojtar të huaj në përbërje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania