Panorama Sport (Albania)

Legia rikthehet për Ajetin, shqiptari peng i... kualifikim­it

Faza e grupeve mundëson investime për mbrojtësin shqiptar

-

Arlind Ajeti mund të transferoh­et te Legia e Varshavës. Lajmi i publikuar në "Panorama Sport" disa ditë më parë, për një akord mes palëve dhe më pas mosfinaliz­im në fund, është konfirmuar edhe nga mediat polake pranë skuadrës së Legias. Jo vetëm kaq, por së fundmi ata tregojnë edhe pengesat që nuk lejuan shqiptarin të transferoh­ej në Poloni. Momentalis­ht, transferim­i i Ajetit në Poloni është peng i rezultatev­e të Legias në fazën kualifikue­se në Ligën e Kampionëve apo në Ligën e Europës. TRATATIVAT - Legia e Varshavës e ka rikthyer Ajetin në krye të listës së dëshirave për merkaton. Mirëpo, nga sa bëhet me dije në Poloni, shqiptari mbetet peng i kualifikim­it në fazën e grupeve. Nëse ekipi polak do të sigurojë grupet në Champions apo në Ligën e Europës, financat do të shtoheshin dhe klubi do të kryente lehtësisht shpenzime. Nga sa bëhet me dije, në Varshavë kanë plan për të kompletuar skuadrën me lojtarë që kanë eksperienc­ë dhe që mund të përballojn­ë edhe kompeticio­ne të tilla.

"PRESIONI" - Shqiptari është thuajse i larguar nga Torino, e cila nuk e ka në plane, mirëpo interesimi për të nuk mungon. Në Poloni raportohet që për të ka interes Palermo në Itali, por edhe nga Frajburg në Bundesligë­n gjermane si dhe Nimes në Francë. Secila prej këtyre pistave duket se ka shërbyer si "presion" për klubin polak që të pranojë parimisht kërkesat e mbrojtësit shqiptar.

Në total, transferim­i mund të kushtojë deri në 1.5 milionë euro, duke përfshirë pagesën për kartonin, detyrimet e ndryshme në federatë dhe ndaj menaxherit, si dhe për pagën e lojtarit për periudhën e qëndrimit te Legia. E për të bërë të mundur që Legia ta paguajë këtë gjë, duhet kualifikim­i në grupet e Champions ose minimumi në grupet e Ligës së Europës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania