Panorama Sport (Albania)

Shqipëri-Kosovë, duel te... Bajerni

Talenti 19-vjeçar i bavarezëve është “maja e ajsbergut”, të tjerë premtojnë përplasje

- OLSI TUJANI

arrëdhënie­t mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë gjithmonë perfekte, por në çdo kohë do të lindin shkëndija për elementë të ndryshëm në secilën përfaqësue­se. Fakti i të konsiderua­rit të barabartë gjithkënd që ka origjinë shqiptare prodhon shpesh edhe shkëndija të ngjashme si ato për Edon Zhegrovën e shumë të tjerë përpara tij. Kosova mbron me fanatizëm prejardhje­n e familjes së ngushtë, e cila për shumë nga futbollist­ët është me banim në territorin shtetëror të saj, porse Shqipëria gëzon të drejtën e të qenurit përfaqësue­se e gjithsecil­ës krahinë për të mos përjashtua­r askënd që flet shqip. Në të tilla raste, "topi" kalon

te vetë lojtari apo familja e tij që duhet të zgjedhë. Por, së fundmi, terreni nuk do të jetë kaq i panjohur sa ka ndodhur të jenë edhe skuadrat nga të cilat janë formuar elemente të ndryshëm. Meritan Shabani është talenti që po katapultoh­et te Bajerni. Cila vallë do të triumfojë për ta bindur?

GJERMANIA - Kosova e ka prezantuar në krye të listës së lojtarëve të rinj në moshë, për të cilët po tenton t'i bindë të zgjedhin përfaqësue­sen e saj. Në një postim në rrjetet sociale, Federata e Kosovës ka prezantuar Meritan Shabanin (Bajern), Mërgim Berishën (Magdeburg), Elvis Rexhbecaj ( Volfsburg) dhe Florent Hadërgjona­j (Hadërsfill­d) si emrat e rinj që po i tenton t'i ketë në përfaqësue­se. Po Shqipëria? Secili prej tyre, me dëshirën me të madhe, do të tentohet edhe nga pala kuqezi. Meritan Shabani në miqësoren

ndaj Sitit ku shënoi gol Përfaqësue­sit rajonalë apo edhe vetë trajneri i Kombëtares ose nga drejtoria e ekipeve Kombëtare do të tentojnë që të bindin çdo element premtues, mirëpo këtë herë rreziku është shumë i madh që një lojtar me origjinë shqiptare të zgjedhë... Gjermaninë.

I promovuar te Bajerni, me të cilën shënoi edhe në miqësore ndaj Sitit, Shabani mund të bindet më së pari nga federata gjermane. Deri më tani, 19vjeçari nuk është aktivizuar në asnjë përfaqësue­se moshash, ndaj mbetet për t'u parë se çfarë zgjedhjeje do të bëjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania