Panorama Sport (Albania)

Shqipëria ende pa fitore, na mund edhe Danimarka

Sot luhet ndeshja e fundit në grup përballë Sllovakisë

- ARTIN LLESHAJ

hqipëria zhvilloi ditën e djeshme ndeshjen e saj të katërt në fazën në grupe, të vlefshme për Kampionati­n Europian të Basketboll­it. Kuqezinjtë e grupmoshës nën 18-vjeçare, të cilët bëjnë pjesë në Divizionin B, u përballën me bashkëmosh­atarët e tyre nga Danimarka, por edhe ky takim përfundoi pa sukses për përfaqësue­sen tonë. Shqipëria u mund me rezultatin e thellë 40-87 dhe regjistroi humbjen e katërt në po kaq takime në këtë aktivitet. Një takim që nuk pati shumë ndryshim nga ndeshjet paraardhës­e, pasi kundërshta­rët ishin dukshëm më superior në lojë dhe e dëshmuan në rezultatin përfundimt­ar ku e mbyllën sfidën me 47 pikë diferencë. Lojtarët që spikatën nga kuqezinjtë në këtë takim, ishin Huljo Berati, me 14 pikë të realizuara dhe Samuel Skëndaj me 4 pikë, 8 kërcime në tabelë dhe 1 asist.

NDESHJA - Shqipëria përpiqet t'i bëjë ballë Danimarkës në periodën e parë, por me kalimin e minutave diferencat në parket sa vijnë dhe bëhen më të dukshme. Danezët e mbyllin me 8 pikë avantazh, duke fituar 15- 8 në këtë periodë. Edhe perioda e dytë nuk ka shumë ndryshim nga ajo paraardhës­e, ku sërish triumfojnë danezët me katër pikë më tepër dhe shkojnë në pushim të pjesës së parë me rezultatin 20- 32 në disfavor të kuqezinjve. Pas pushimit vazhdon e njëjta situatë me Danimarkën që është më e saktë dhe fiton me shifrat 18- 16 në fraksionin e tretë. Ndërkohë, perioda e fundit e ndeshjes është shumë zhgënjyese për skuadrën tonë, pasi Danimarka është e papërmbajt­shme dhe fiton me 29 pikë diferencë në fraksionin e fundit të lojës, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 87- 40. Sot në Shkup, në orën 17: 30, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grup përballë Sllovakisë, ku do të kërkojë të marrë fitoren e parë Kampionati­n Europian që po mbahet në Maqedoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania