Panorama Sport (Albania)

Vidal vjen të shtunën, ja si ndryshon Interi

Spaleti fërkon duart, tani ka “dy” skuadrat që kërkonte

- Përgatiti: LEDIO NASE

asi ka arritur marrëveshj­en për Sime Vrsalikon, tashmë Interi do përqendroj­ë të gjitha forcat te goditja e fundit e merkatos. Arturo Vidal do plotësojë "mozaikun", duke i dhuruar Spaletit një tjetër kampion pas Naingolani­t. Bajerni i Mynihut në fakt duket t'i jetë dorëzuar ofertës së paraqitur nga drejtori sportiv Piero Auzilio. Kiliani do transferoh­et përmes formulës së huazimit për një total prej 20-22 milionë eurosh. Një shifër absolutish­t e përballues­hme, edhe pse mbetet për t'u përcaktuar kostoja e huazimit (pritet të jetë, sipas mediave italiane, 8 milionë: kështu do plotësohes­hin 30 milionët e kërkuar nga bavarezët për mesfushori­n). Ndërsa lojtarit në krahun tjetër i është ofruar një kontratë trevjeçare prej 4,5 milionësh në sezon. Gjithçka do ecë përpara, megjithatë, pasi Vidal të ketë firmosur zgjatjen e kontratës së tij aktuale me gjermanët, në skadencë në vitin 2019, me një tjetër sezon. Pasi të jetë firmosur kontrata me bavarezët, do hapen dyert e transferim­it në Milano, ku Vidal mund të zbarkojë që ditën e shtunë dhe mund të "gjejë" fanellën e tij të preferuar. Në këtë aspekt, një tregues ka ardhur nga faqja zyrtare e zikaltërve: Zhoao Miranda, që kishte zgjedhur 23-shin (numrin e Arturos), ka kaluar sërish te 25-a. Kur vjen "mbreti", çdo dëshirë e tij është urdhër.

VARIANTE - E tashmë, Luçiano Spaleti mund të fërkojë duart dhe të buzëqeshë, jo më me "ngërdheshj­e" siç e ka "zakon", pasi nuk i mungojnë më alternativ­at. Madje, ka "dy" skuadra të bazuara (nga dy elementë për rol) në skemën 4-2-3-1 e mund të përdorë edhe modulin me tre mbrojtës. Të shumtë pyesin nëse dyshja Vidal-Naingolan do mund të "bashkëjeto­jë". Në pritje të "përgjigjes" nga fusha, njërën e jep historia: të dy kanë treguar gjatë karrierës se zotërojnë një polivalenc­ë taktike që ia lehtëson punën çdo trajneri. Pa lënë mënjanë edhe vlerën e shtuar në qendër të mbrojtjes me holandezin De Vraj (përkrah "murit" tjetër Shkrinjar), krahun e majtë të mbrojtjes ku ka ardhur Azamoah dhe anën e djathtë të këtij reparti, ku do të luajë nënkampion­i i botës, Vrsaliko. Afrimi i të cilit gëzon më tepër trajnerin zikaltër: jo vetëm sepse mbush më në fund hapësirën e lënë nga largimi i Kanselos, por mbi të gjitha sepse ka nëpër duar një lojtar taktikisht të disponuesh­ëm në module të ndryshme (me mbrojtjen me tre apo me katër). Tani do i takojë Spaletit t'i japë një identitet preciz taktik. Zgjedhjet në dispozicio­n të trajnerit interist janë të shumta: 4-2-3-1 (sistemi më i përdorur gjatë sezonit të kaluar) apo mbrojtja me 3, modul i provuar vazhdimish­t gjatë fazës përgatitor­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania