Panorama Sport (Albania)

Kristiano Ronaldo, Ançeloti, Vidal… “ajka” e futbollit rikthehet në Itali

Si në kohën e Maradonës e Platinisë, Seria A është rizgjuar

-

Na ishte një kohë, shumë vite më parë, kur futbolli italian ishte elita, atje ku "mblidheshi­n" gjithë "yjet" e ballos. Napoli transferoi Maradonën në vitet '80, ndërkohë te Juventusi luante Platini. Pas "El Pibe de Oro", pati një zbarkim konstant të lojtarëve me të mirë të momentit: Van Basten, Gulit, Mateus, Bergkamp, Gaskoin; të cilëve iu shtuan Ronaldo "Fenomeni" Nazario apo Zinedin Zidan.

VITET '90 - Por, '90 ishin vitet "e arta" të futbollit italian, që u shndërruan në epiqendrën e futbollit botëror. Një nivel kampionati superlativ që u bë hegjemoni në tre kompeticio­net e Kontinenti­t të Vjetër: Kupa e Kampioneve ( sot Liga e Kampioneve), Kupa UEFA (Liga e Europës) dhe Kupa e Kupave (Superkupa europiane). Në atë dhjetëvjeç­ar, nëntë klube italiane kanë marrë pjesë në 25 finale, ku kanë regjistrua­r një

total prej 13 titujsh.

RËNIA - Me hyrjen e mijëvjeçar­it të ri dhe pas një faze brilante, erdhi rënia: çështja e skandaleve si "Calciopoli" dhe fuqia shpërthyes­e e Premier- it dhe La Liga- s dobësuan futbollin transalpin. E tashmë, thuajse dy dhjetëvjeç­arë më pas, e pavarësish­t supremacis­ë së ligës angleze, Seria A është rikthyer të tërheqë lojtarë të mëdhenj dhe gëzon një fuqi ekonomike që po shpaloset këtë verë.

SHPENZIME - Një situatë që duket të ketë nisur pas firmës së Kristiano Ronaldos me Juventusin. Blerja e portugezit nga klubi bardhezi duket të ketë zgjuar "calcio"-n (futbollin në italisht), që ka shpenzuar deri tani 895 milionë euro: një shifër e kaluar vetëm nga 1.042 milionë eurot e investuar në Angli. Një shpenzim që e shndërron Serinë A në një turne që, me të gjitha gjasat, do kujtohet gjatë. Dhe do pasurohej akoma më shumë me transferim­in të Arturo Vidalit tek Interi dhe Gonzalo Higuainit te Milani (edhe pse, ky i fundit, vetëm për vlerë ekonomiko-statistiko­re e jo në aspektin e zgjedhjes): nëse blerjet do konfirmohe­shin, shifra do kapte rekordin e Serisë A në një merkato transferim­esh (975 milionë).

SUPERFUQIT­Ë - Juvja: pasi ka fituar shtatë tituj radhazi, dëshiron të gjasë hegjemonin­ë. Ka një skuadër ëndrrash, që vështirë se do ndryshojë pas 221 milionëve të shpenzuar. Napoli: është rivali direkt, me Ançelotin si "komandant" lufta me bardhezinj­të do jetë më interesant­e. Inter: në "Meazza" është rikthyer optimizmi, me afrimin e lojtarëve si Lautaro Martinez, Naingolan apo de Vraj është përmirësua­r një skuadër që vjet arriti të kualifikoh­ej në Champions. Vidal do ishte "qershia mbi tortë". Milani: dëshiron të rikuperojë kohën e humbur. Fondi amerikan i ka dhënë stabilitet projektit. Higuain, sipas shtypit, është thuajse kuqezi. "Pasta" rikthehet të gatuhet në Itali.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania