Panorama Sport (Albania)

Nis aventura e Vrsalikos në Milano, gati vizitat

Ka zgjedhur numrin 2, Atletiko i gjen zëvendësue­sin

- Përgatiti: LEDIO NASE

nteri po vepron me shpejtësi në merkato. Mbrëmjen e ditës së hënë u konfirmua akordi me Atletikon e Madridit për transferim­in e Sime Vrsalikos: hapi i parë i aventurës së tij të re interiste. Ndërsa, dje zikaltrit kanë organizuar gjithçka për ta sjellë në Itali: kroati ka mbërritur në Milano gjatë mbrëmjes ( rreth orës 23: 00), në prag të vizitave mjekësore, të programuar­a me shumë mundësi për ditën e sotme.

AKORDI - Shifrat dhe detajet e akordit, ndërkaq, janë të ditura: ish-lojtari i Sasuolos, pas një Botërori të shkëlqyer, do transferoh­et me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Dy klubet, pas bisedimesh të shumta, akordin total: Interi do paguajë rreth 6,5 milionë euro për huazimin dhe, nëse do e konfirmojë, 17,5 milionë të tjerë. "Tuttosport", në edicionin e ditës së djeshme, raportoi edhe se Vrsaliko ka zgjedhur numrin e fanellës: pritet të veshë mbajë 2.

SIMEONE GJEN ZËVENDËSIN - Atletiko, ndërkaq, nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësue­sin. Pas "intervista­ve" të shumta, i përzgjedhu­ri nga trajneri Diego Pablo Simeone duket të jetë Santiago Arias: kolumbiani pritet të zyrtarizoh­et si lojtari më i ri i madrilenëv­e. Marrëveshj­a Inter-Vrsaliko i ka hapur derën lojtarit të PSV Eindhoven-it, i cili raportohet të jetë në Madrid për të mbyllur marrëveshj­en me drejtuesit e Atletikos. Lojtari mori pjesë në Botëror me "Cafeteros", ndërsa ka 4 vite që luan në nivele të larta me PSV, ku tri herë është shpallur kampion në kampionati­n holandez. Në foton zyrtare të ekipit këtë herë kolumbiani mungonte. Një detaj jo pa rëndësi. Me sa duket, "Wanda Metropolit­ano" do të jetë shtëpia e tij e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania