Panorama Sport (Albania)

Hija e Kontes, Gatuzo mesazh Milanit: Unë nuk largohem!

Trajneri i Milanit nuk mendon për shkarkimin

-

Ndërsa Antonio Konte pritet që të zgjidhë me konsensus kontratën e tij me Çelsin, Xhenaro Gatuzo nuk duket se lëkundet shumë nga këto zëra, përkundraz­i tregon vendosmëri nga konferenca për shtyp në Mineapolis, nga ku pret sfidën e radhës, ndaj Totenhemit, në turneun veror amerikan "Internacio­nal Champions Cup". GJENDJA E EKIPIT "Skuadra ka punuar mjaft mirë. Sigurisht ka pak lodhje dhe do të dallohet edhe më shumë gjatë ndeshjes, por edhe ajo është pjesë e programit tonë. Jam realisht i kënaqur dhe dua të falënderoj organizato­rët e këtij kompeticio­ni për strukturat që na kanë mundësuar, pasi na kanë vënë në funksion realisht gjithçka na duhet dhe puna po vazhdon sipas planit. Në këto momente është normale që si faj i lodhjes të shohësh edhe ndonjë skenë nervozizmi, por jo, përkundraz­i... Nga ana e lojtarëve të mi kam parë vetëm dëshirë për të ndjekur me detaje kërkesat e mia dhe për të përmirësua­r formën tonë në grup. Kjo është një shenjë pozitive, sepse të gjithë po ecim në të njëjtin drejtim dhe kështu shpresoj që të vazhdojmë edhe në këto 20 ditë që na kanë mbetur nga starti në kampionat", bën hyrjen e tij trajneri i Milanit. SFIDA ME TOTENHEMIN Për sa i përket duelit të radhës, trajneri kuqezi njeh edhe mungesat e rivalit, por nuk kërkon të përqendroh­et te rezultati. "Janë një skuadër tepër e fortë. E di që Totenhemit do t'i mungojnë mjaft lojtarë që kanë qenë të impenjuar në Kupën e Botës, por gjithsesi ata kanë elementët cilësorë që u duhet për të bërë një paraqitje të mirë. Pres një ndeshje të hapur nga ana jonë dhe e Totenhemit, sepse në këtë periudhë dhe në të tilla ndeshje, ka rëndësi kuptimi i gjendjes fizike dhe disa elementëve taktikë, jo rezultati. Si ne, ashtu sikurse anglezët jemi dy skuadra që kërkojmë të luajmë një futboll sulmues, pra jemi dy filozofi të njëjta, ndonëse më duhet ta njoh se në pesë vitet e fundit Totenhemi është një realitet i bukur, jo vetëm i kampionati­t anglez, por edhe i futbollit europian e botëror". "HIJA" E KONTES

Për sa i përket merkatos së futbollist­ëve të tij, por mbi të gjitha edhe faktit se ai vazhdon që të rrethohet nga hija e një mbërritjej­e të mundshme të Antonio Kontes në krye të pankinës së tij, trajneri i Milanit nënvizon. "Jemi shumë larg nga Italia, por derisa të mbyllet merkato e verës, do të vazhdojë të flitet dhe sigurisht që pak tension te të gjithë lojtarët ka në një periudhë të tillë. Ai që bën sulmuesin, dëgjon se një sulmues i ri mund të vijë, një mesfushor dhe një mbrojtës gjithashtu, por e njëjta situatë ka qenë edhe në kohën kur unë isha futbollist, ndaj nuk është se habitem. Madje, edhe unë kam rreth meje një hije që më rrotullohe­t. Më shumë sesa lojtarët e mi, unë kam brenda një periudhë të gjatë, që më kujton çdo ditë, që shkruhet dhe lexohet se rrezikoj postin. Por, unë qëndroj shumë i qetë dhe qetësinë ta garanton vetëm profesiona­lizmi, dëshira për të punuar, fakti i mos të lënit asgjë ndaj rastësisë dhe të punosh me vullnet e përqendrim maksimal. Pastaj, fakti që për kontratat nuk jam unë ai që vendos, por drejtuesit e klubit e nënvizon fare qartë këtë rast. E rëndësishm­e është të shohim përpara dhe të vazhdojmë të punojmë me profesiona­lizëm. Më pas, të shohim se çfarë do të ndodhë... ".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania