Panorama Sport (Albania)

"Nuk e besoja se Ronaldo do luante me ne"

-

Mbrojtësi i Juventusit, Xhorxho Kielini, mendonte se ishte e pamundur që Kristiano Ronaldo të bashkohej me Juventusin përpara se ylli portugez të mbërrinte në Torino. Ronaldo mori pjesë në trajnimin e parë me Juven të hënën, pasi pesë herë fituesi i "Topit të Artë" i la kampionët europianë të Realit të Madridit për një marrëveshj­e prej 112 milionë eurosh. 33-vjeçari portugez bëri këtë lëvizje shokuese nga Spanja pas trofeut të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve në maj. Dhe Kielini, nga SHBA-të, në prag të përplasjes së Juventusit me yjet e MLSsë (të mërkurën), tha se kishte dyshuar që gjigantët italianë do të nënshkruan­in me Ronaldon, edhe pse zërat mediatikë nuk mungonin çdo ditë për gati një muaj me radhë. "Herën e parë që dëgjova për Ronaldon, u thashë miqve të mi: 'Jo, është e pamundur', - pranon Kielini për rrjetin televiziv ESPN. - Por, duke parë që përgënjesh­trime nuk po vinin prej ditësh, nisi të kishte edhe ditë kur mendova se, ndoshta ishte e mundur. Dhe falë punës menaxhuese të drejtorëve tanë, kjo gjë u bë realitet. Juventusi po rritet vit pas viti dhe kishte ardhur koha që një kampion si Kristiano Ronaldo na duhej në skuadër, për të tentuar edhe suksesin europian, Ligën e Kampioneve. Duhet ta pranojmë se të gjithë ne jemi entuziastë për të punuar me të. Dhe mendoj se kjo eufori nuk na ka prekur ne lojtarëve, por ndoshta edhe magazinier­ët e klubit tonë, të cilët nuk do e kishin menduar se një ditë e tillë do të vinte". Por ndërsa me rikthimin në Torino, kapiteni Xhorxho Kielini pret të takojë Kristiano Ronaldon dhe lojtarët e tjerë që po stërviten aty, ishte e pamundur që mbrojtësi t'i shpëtonte një pyetjeje në lidhje me rikthimin e Leonardo Bonuçit te Juventusi pas një viti te Milani. "Leonardo është një mik. Unë i kaloj pushimet me të familjaris­ht. Cilësitë e tij i njohim të gjithë, por nuk e di çdo të bëhet më këtë çështje. Unë nuk di se çfarë do të ndodhë, por ndërkohë kam respekt është për shokët e mi të skuadrës (referohet Kaldarës dhe Higuainit) që janë përfshirë në këtë tratativë, prandaj nuk dua të them më shumë se kaq", përfundoi 34-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania