Panorama Sport (Albania)

Mesi, kapiteni i Barçës

Këtë sezon do të jetë lideri i parë i skuadrës pas largimit të Iniestës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ga e marta përfunduan ditët e push imeve (30 ditë) për Lionel Mesin në Karaibe dhe Ibiza, dhe argjentina­si nisi misionin e ri me Barcelonën, atë si kapiteni i ri. Sulmuesi do të mbajë shiritin pas largimit të Andres Iniestës në Japoni dhe misioni është ai i çdo sezoni: të fitohet çdo trofe me Champions-in në krye. Trofeu i parë që "pleshti" do tentojë të fitojë si kapiten është në fakt Superkupa e Spanjës më 12 gusht kundër Sevijës. I shoqëruar nga Buskets, Pike dhe Alba numri 10 mbërriti në qendrën sportive "Joan Gamper" ditën e djeshme për t'iu nënshtruar testeve fizike të doktor Rikard Pruna-s. Sezoni i ri do të nisë pas pak javësh dhe do të jetë i 15-ti me skuadrën e parë të Barcelonës për Leon dhe i pari pas 9 vitesh ku nuk do të ketë rivaliteti­n e Kristiano Ronaldos. Pavarësish­t se sulmuesi nga Rozario fitoi dopietën sezonin e shkuar, ai e ka bërë të qartë se këtë vit objektivi numër 1 do të jetë marrja e fronit të Realit në Europë. "Nuk mund të kalojmë një tjetër vit pa fituar Champions-in. Por, sigurisht që do të luftojmë për të gjithë titujt", tha ai përpara nisjes në Botëror. Ai e ka bërë gjithnjë të qartë se për të trofetë kolektivë janë më të rëndësishë­m se ata individual­ë, por ai

kërkon të fitojë gjithçka dhe mes tyre është edhe "Topi i Artë". Për t'u rikthyer te trofeu për herë të gjashtë, ai e di që duhet të bëjë një sezon fantastik edhe në aspektin individual. Largimi i Iniestës nuk i jep atij vetëm gradën e kapitenit të parë, por e vendos

edhe në një pozicion, për t'u bërë akoma më shumë i rëndësishë­m në historinë e klubit. Deri tani argjentina­si ka fituar 31 trofe me Barçën dhe nëse do të vendosë duart te Superkupa më 12 gusht, atëherë do të bëhej edhe lojtari me më shumë trofe në klub.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania