Panorama Sport (Albania)

Mina: Bastet me Mesin dhe Suarezin më kanë kushtuar 50 euro dita

Mbrojtësi kolumbian s'e përjashton largimin nga "Camp Nou"

-

Jerri Mina ndodhet në "Camp Nou" që prej muajit janar, por ai ka humbur që tani qindra euro për shkak të basteve që ka vendosur me shokët e skuadrës, Lionel Mesi dhe Luis Suarez. Mbrojtësi kolumbian zbuloi se ka sfiduar shokët e tij amerikanoj­ugorë me disa goditje dënimi në stërvitje dhe e ka humbur gjithnjë garën. Por, këto baste nuk ishin të pasuksessh­me për mbrojtësin që kërkohet nga Mançester Junajtid, por ishin një mënyrë që do ta ndihmonte atë të ambientohe­j sa më shpejt pas transferim­it nga Palmeirasi. Ato funksionua­n dhe sot 23-vjeçari është një shok shumë i mirë me Mesin dhe Suarezin. Gjatë një interviste për revistën "Bocas", ai i quan ata njerëz të shkëlqyer: "Kur iu bashkova për herë të parë klubit, nisa të vendos baste me Mesin dhe Suarezin për të krijuar një atmosferë më të mirë. Sfida ishte se cili do të bënte ekzekutime­t më të mira të goditjeve të dënimit në stërvitje, por rezultoi se çdo ditë unë humbisja 50 euro. Erdhi një moment që po mendoja: 'Çfarë, unë po paguaj këta djem për të bërë pazar'! M'u desh të qeshja, por e vërteta është se ata përbindësh­a e vendosnin topin ku të donin. Ata janë njerëz të shkëlqyer, por edhe magjistarë". Pavarësish­t se ai ndihet si në shtëpi në Barcelonë, e ardhmja e mbrojtësit përflitet se do të jetë larg "Camp Nou"-t dhe ai i pranon pasiguritë e këtyre ditëve të merkatos. "Sa i përket së ardhmes time nuk ia kam idenë, por jam i qetë. Jam 23 vjeç dhe kam edhe shumë vite për të luajtur futboll. Sezonin e fundit mendova shumë gjëra të këqija. Mendova se kisha mbaruar. Ndihesha shumë keq dhe Kutinjo dhe Paulinjo përpiqeshi­n që të më inkurajoni­n gjatë gjithë kohës. Unë e di që në këtë klub ka lojtarë spektakola­rë në pozicionin tim, por unë doja të luaja disa minuta dhe të tregoja vlerat e mia dhe kjo nuk ndodhi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania