Panorama Sport (Albania)

Kërcënohet nga PSG, Çelsi lan me ar Kantenë

Mesfushori­t francez i ofrohet kontratë e re 5-vjeçare, do bëhej më i paguari në klub

-

Çelsi i ka ofruar N'Golo Kantesë dyfishin e rrogës në "Stamford Bridge", duke e bërë lojtarin më të paguar të klubit ( më i paguar edhe se Hazard, i cili aktualisht fiton 220 mijë paund në javë), për ta mbajtur larg kthetrave të PSGsë. Forma e mesfushori­t francez nga Leiçesteri te blutë e Londrës ka njohur vetëm rritje dhe qershia mbi tortë ishte Botërori fantastik i 27- vjeçarit, duke shtuar edhe admiruesit e tij. Dhe "The Times" shkruan se Çelsi nuk mund të lejojë të humbasë një prej lojtarëve më të mirë të tij dhe për ta blinduar i ofron 15 milionë paund në vit për 5 vitet e ardhshme (290 mijë në javë). Kante, i cili erdhi për 30 milionë paund në Londër në vitin 2016, ka një kontratë që skadon në vitin 2021 dhe nuk ka lëshuar asnjëherë sinjale largimi nga "Stamford Bridge". HAZARD - Një kontratë e tillë nuk pritet të xhelozohet nga yjet e tjerë të Sarrit. Sepse nëse Eden Hazard vendos të qëndrojë në Londër dhe sot për sot gjasat janë më të shumta që kjo të ndodhë dhe jo të transferoh­et në Madrid, atëherë ai do të bëhet sërish futbollist­i më i paguar i klubit. Çelsi i ka përgatitur një kontratë të re prej 300 mijë paundësh në javë, përveç së cilës do t'i dorëzojë edhe shiritin e kapitenit. UILLIAN - Uillian do të paraqitet sot në stërvitjen e Çelsit pas lajmeve se braziliani ishte rebeluar në kërkim të largimit nga "Stamford Bridge". Klubi i hodhi poshtë zërat e refuzimit të sulmuesit për të veshur sërish fanellën e Çelsit, duke thënë se ai nuk arriti dot të vinte në Londër që të martën për shkak të një problemi me pasaportën. 29-vjeçari ka qenë këtë verë një objektiv i Mançester Junajtid dhe Barcelonës, me këta të fundit që bënë edhe disa oferta zyrtare për ta transferua­r në "Camp Nou", por që hasën refuzimin e anglezëve. Këta të fundit transferua­n Malkomin nga Bordoja më pas dhe u tërhoqën, por në skenë u fut Reali, që ishte gati të ofronte 100 milionë paund për të dhe Kurtuanë. Gjithsesi, spanjollët e mohojnë interesin për braziliani­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania