Panorama Sport (Albania)

Tension Mou-Junajtid, shtypi anglez voton për divorc

S'përjashtoh­et shkarkimi i menjëhersh­ëm i portugezit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ë shtëpinë e Mançester Junajtid rritet mosbesimi reciprok mes Zhoze Murinjos dhe drejtuesve të klubit. Vera e "djajve të kuq" po ecën në një klimë të paqartë dhe pak të qetë dhe shumë gjëra varen nga trajneri portugez. Peshojnë, ashtu siç raporton shtypi anglez, humori i keq i "Special One", tensionet me drejtuesit e klubit dhe kritikat publike të disa futbollist­ëve. Dhe ky humor i keq po sjell dhe hipotezën (konkrete) të një shkarkimid­orëheqje. Më shumë e para sesa e dyta. Dhe gjithçka mund të ndodhë brenda një kohe shumë të shkurtër.

MOTIVET - Mes motiveve të zemërimit të Zhoze Murinjos është kontingjen­ti i paktë i lojtarëve mes dëmtimeve të Botërorit dhe pushimeve, i cili po e detyron 55-vjeçarin që të punojë në turnetë verorë: kundër Liverpulit, Mançester Junajtid zbriti në fushë me një mbrojtje të improvizua­r. Rezultati 4-1 për "reds"-at dhe portugezi shfryu në fund të ndeshjes se është e kotë që të luash ndeshje të tilla. Nuk kaluan pa u vënë re edhe kritikat ndaj Antoni Marsialit, "fajtor" që nuk u rikthye menjëherë në SHBA pas lindjes së djalit dhe Antonio Valencias, i thumbuar për formën e tij fizike jooptimale. Pastaj, natyrisht edhe tema e merkatos. Murinjo nuk e ka fshehur zhgënjimin

me drejtuesit e klubit tani që kemi hyrë në 9 ditët e fundit të merkatos: "Kam dorëzuar një listë me 5 emra muaj më parë dhe nuk ka ardhur askush. Unë do të doja të paktën dy, ndoshta do të vijë vetëm një, ose asnjë".

ACAROHET KLUBI

-

Gjithë ky negativite­t, i shprehur nga tekniku, po e shqetëson klubin. Për të mos përmendur edhe marrëdhëni­et e vështira me Pol Pogbanë. Dhe sipas tabloideve, lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik janë tashmë të "mërzitur" me këtë sjellje, deri në pikën sa po rrjedhin zërat e divorcit në fillim të sezonit të tretë të menaxherit në "Old Trafford". Shtypi ishullor vë bast, ashtu siç bëjnë edhe vetë kompanitë e basteve, të cilat tashmë e kuotojnë të parin në listën e trajnerëve favoritë për t'u shkarkuar këtë sezon në Premier Ligë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania