Panorama Sport (Albania)

Talentet më të shtrenjta lindur pas viteve 2000

Nga klienti i ri i Raiolës tek i refuzuari i Guardiolës

-

Atletiko e Madridit u bë klubi i fundit që mirëpriti brezin e ri të lojtarëve me paraqitjen fantastike të Viktor Mojejos në miqësoren kundër PSG-së të hënën. Produkti i akademisë tashmë mund të krenohet me faktin se është golashënue­si i parë në historinë e klubit që ka lindur në shekullin XXI. Por, veç Mojejos ka një numër talentesh të reja që po avancojnë me hapa gjigantë dhe sipas sajtit të specializu­ar të vlerave të futbollist­ëve, "Transferkm­art", këta janë më të kushtueshm­it. VINISIUS - Zhunior i kushtoi Realit 35 milionë euro dhe pritshmëri­të nga sulmuesi brazilian janë të mëdha.

PAULINJO - Paulinjo refuzoi interesin e Dortmundit për të zgjedhur Leverkusen­in. 25 mln euro u kushtoi sulmuesi brazilian "aspirinave". SESENJON - Mbrojtësi i majtë i Fulhamit, Rajan Sesenjon, konsideroh­et talenti më i mirë në botë në rolin e tij. Ai do të luajë në Premier Ligë këtë sezon dhe Junajtid e di që do të duhet të paguajë më shumë se dyfishin e 25 milionë eurove ( vlera e kartonit sipas "Transferma­rkt").

ZHUBELES - Vilem Zhubeles ka lindur në vitin 2001, por ka debutuar që tani në kompeticio­net europiane. Monako pagoi mbi 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

SANÇO - Që prej transferim­it të tij te Dortmundi, kartoni i tij kushton

15 milionë euro. Borusia arriti të bëjë të shkëlqejë një perlë që Guardiola nuk e donte në skuadrën e tij.

KIN - I fundit në listën e gjatë të klientëve të Mino Raiolës është diamanti i Juventusit, Moise Kin. Kartoni i tij kushton 12 milionë euro.

RODRIGO - Sulmuesi i Santosit, Rodrigo, do të transferoh­et në Madrid pasi të mbushë 28 vjeç. Reali e siguroi për 10 mln euro. PELEGRI - 8 milionë euro pagoi Monako për një prej sulmuesve më premtues të së ardhmes, Pietro Pelegrin e Xhenoas. FODEN - Fill është një tjetër talent i Sitit, të cilin Guardiola e vlerëson shumë. Ai kushton sot 7 milionë euro.

TONALI - Sandro është një tjetër talent italian që krahasohet me Andrea Pirlon. Vjen nga akademia e Breshias dhe kushton 7 milionë euro.

TORRES - Lojtari i parë që ka lindur në vitet 2000 dhe luajti në La Liga është Ferran Torres. Shpresa e madhe e Valencias kushton 5 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania