Panorama Sport (Albania)

Leva në formë, gati për Champions-in me Bajernin

Drejtuesit duket se i janë bindur trajnerit Kovaç për të mbajtur polakun

-

Në dy ditët e fundit, Robert Levandovs ki është stërvitur në palestër, pasi ka pasur një hematomë në këmbë. Por, pavarësish­t këtij problemi, që nuk duket shumë shqetësues, trajneri Niko Kovaç do të ketë të gatshëm lojtarin në startin e sezonit të ri që po afron. Në fakt, lojtari i ka lënë me gojë të hapur shokët e tij të skuadrës me formën e mirë fizike, edhe pse kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga pushimet me familjen. Shumë muskuj të tonifikuar, te këmbët dhe te krahët. Nga fotot e pushimeve të polakut dukej qartë se ai ishte i përkushtua­r te stërvitja e fortë. Në Myrkonos, ku ai qëndroi pas kampionati­t botëror mund të dallohej qartë një minipalest­ër në oborrin e vilës së tij. Shumë aerobi dhe forcë në kombinim me një dietë speciale, janë sekreti i tij. Nuk mungoi këtu edhe thesi i boksit që ai e ka shumë për zemër. Këtë vit Leva kërkon të jetë në formën më të mirë për të realizuar ëndrrën e tij të hershme, fitimin e Champions-it. Kupa me veshë ka qenë një dëshirë që nga koha kur luante për Dortmundin, një ëndërr që u shuajt pikërisht ndaj Bajernit të Mynihut në finalen e "Uembleyt" në sezonin 2012. KOVAÇ NUK HEQ DORË Edhe pse vetëm dy ditë më parë trajneri deklaroi se nuk do ta linte lojtarin të largohej, pasi skuadra ka nevojë për të fituar trofe. Dje për "Sky" trajneri i ri u shpreh sërish për këtë temë: "Është e vërtetë që Robert po mendon për të luajtur diku tjetër. Por, ai e di që nuk mendojmë që kjo është një ide e mirë. Jam i sigurt që ai nuk do të largohet", u shpreh Kovaç. Bomberi polak i di tashmë planet e klubit dhe duket se ka rënë dakord për të qëndruar edhe një sezon në Mynih. Ndaj ka zgjedhur të përgatitet më së miri për sezonin e ri me bavarezët. Ai do të ketë mundësinë të tregojë edhe njëherë muskujt në Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania