Panorama Sport (Albania)

5 humbësit dhe 5 fituesit në turneun e SHBA-së

-

Bajerni i Mynihut është kthyer nga turneu i Amerikës vetë ditën e diel. Por, jo të gjithë lojtarët që ishin me skuadrën bindën trajnerin Kovaç në dy ndeshjet e zhvilluara me Juventusin dhe Mançester Sitin. "AZ" ka bërë një analizë të lojtarëve që ishin në nivelin e pritur dhe të atyre që nuk ishin në nivelin e kërkuar në fillim nga trajneri Kovaç.

Ndeshjen e fundit portugezi nuk luajti pasi pësoi një bllokim në pjesën e hernias diskale. Mjekët vendosën që ai të qëndrojë disa ditë pushim për t'u rikuperuar plotësisht. Por, në ndeshjen me Juventusin ai tregoi që kishte një potencial të madh, duke i dhënë shumë energji skuadrës në mesin e fushës. 20- vjeçari duket se është përshtatur sërish te Bajerni, këtë e konfirmon edhe humori i mirë që ka shfaqur me shokët e skuadrës. Vetë Sançez ka deklaruar se kërkon të tregojë veten në këtë sezon të ri te Bajerni. Talenti është një alternativ­ë e mirë për mesin e fushës dhe jo vetëm.

Francezi ishte edhe kapiteni i skuadrës në dy takimet e zhvilluara në SHBA. 35-vjeçari shfaqi një formë të shkëlqyer fizike pavarësish­t moshës së madhe. Lojtarit i pëlqeu edhe roli i ri që trajneri Kovaç i kishte rezervuar. Riberi luajti si numër 10, pas shpinës së Sandro Vagnerit.

Holandezi u duk si ai në kohët e arta me Bajernin. Driblime dhe pasime të shpejta si dhe golashënue­s. Një armë plus për trajnerin që duhet të falënderoj­ë drejtuesit e merkatos që i rinovuan edhe për një sezon kontratën që i skadonte në maj të këtij viti. Roben u shpreh pas ndeshjes me Sitin që kërkon të zbavitet ende në fushën e lojës dhe se kjo ishte diçka e mirë për të arritur objektivat e skuadrës.

Paul kush? Në fillim të grumbullim­it EMRI Vil ishte vetëm një koncept. Por, 19-vjeçari arriti të fitojë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e mira. Në ndeshjen e parë ndaj Juventusit dhe të fundit ndaj Mançester Sitit ishte Vil në formacioni­n e parë. Lojtari ishte modest kur u pyet në lidhje me aktivizime­t. "Për momentin jam i fokusuar vetëm te skuadra e dytë. Nëse do të kem mundësinë të tregojë veten, do të jem gati. Të luash me ekipin e parë është një nder i madh". Por, një gjë është e sigurt, emrin Vil duhet ta kemi gjithmonë në konsiderat­ë.

Edhe pse humbi në dy ndeshjet e fundit, trajneri Kovaç është adoptuar menjëherë me punën në klubin e Bajernit. Stërvitja e fortë e tij po jep shenja të forta jete dhe rritje në skuadrën e Bajernit që tani lëviz më shumë dhe prodhon një futboll atraktiv. 46-vjeçari shihet me sy të mirë edhe nga dy drejtuesit kryesorë të Bajernit, Hënes dhe Rumenige. "Mendoj që kemi bërë një zgjedhje të mirë", tha Hënes. Ndërkohë, Rumenige u shpreh: "Trajneri ka bërë një nisje shumë të mirë me skuadrën, jemi në rrugën e duhur".

Manuel Nojer është sërish në formë dhe ka lënë pas dëmtimin, ndaj Sven Ulriash do të rikthehet të qëndrojë në stol si portieri i dytë. "Shpresoj që të luaj ndonjë ndeshje gjatë sezonit", u shpreh Ulriash kur ishte në Majemi me skuadrën. Për të ardhur keq, pasi ai është një portier shumë i denjë për Bajernin. Dhe në dy ndeshjet në turneun e Amerikës, ai ishte protagonis­t në disa situata që sollën pësimin e golave në skuadrën e tij.

Në ndeshjen ndaj Sitit, mbrojtësi që luan në krahun e majtë u pozicionua në qendër në mungesë të disa titullarëv­e. Por, në dy golat e shënuar nga Bernardo Silva, austriaku ishte një kohë me vonesë në ndërhyrjet e tij. Lojtari u shpreh pas ndeshjes se skuadra po punon shumë fort dhe me intensitet, por fut akoma ujë në repartin e mbrojtjes, duke mos gjetur ekuilibrat e duhur. Kjo edhe në aspektin personal.

Sulmuesi ishte protagonis­t në një set fotografis­h së bashku me Renato Sançez. Njëherë si një Soni Kroket dhe herën tjetër si polici në Majermi Vajs. Por, në fushën e lojës ai shpërdoroi shumë raste. Atij i ka humbur instinkti i golit dhe kjo do t'i kushtojë atij më shumë minuta në stol.

Të dy lojtarët e talentuar u kthyen nga Amerika pa luajtur asnjë minutë. Mesfushori Majer, që në javët e kaluara firmosi kontratën e parë për Bajernin dhe portieri Fruht nuk arritën të debutonin disa minuta në fushën e lojës me skuadrën e parë që do të kishin qenë të nevojshme për ta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania