Panorama Sport (Albania)

Arrihet akordi,por Higuain do 6.5 milionë € nga Juvja

Dje pati një tjetër dopio takim, por mungon zyrtarizim­i

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Fryma e optimizmit nuk mungon nga të dyja palët, por për zyrtarizim­in shtyhen ende kohët. Ndërsa, ditën e hënë takimi i vëllait-menaxher të Gonzalo Higuainit zgjati deri pas mesnate me drejtuesit e Milanit, dje pasdite, në orën 16:25, Nikolas Higuain, drejtori i përgjithsh­ëm bardhezi, Xhuzepe Marota dhe ai sportiv Fabio Paratiçi, u ngjitën në "Casa Milan", selinë e skuadrës kuqezi, për të tentuar që të mbyllnin përfundimi­sht këtë marrëveshj­e që do të dërgojë "Pipitan" në strofkën e "Djallit". Por, edhe pse takimi kokë më kokë zgjati gati 70 minuta, në fund të dyja palët dolën të ndara, ndonëse ai që po e frenon më shumë se kushdo tjetër këtë akord është vetë Gonzalo. "Higuain i Milanit? As që duket pranë", ishte reagimi i Xhuzepe Marotës, pas takimit me kuqezinjtë.

NGËRÇI - Ashtu siç u përfol edhe ditën e hënë, është sulmuesi 30-vjeçar që kërkon të "hakmerret" ndaj Juventusit, për mënyrën e trajtimit që po i bëjnë, pas ardhjes së Kristiano Ronaldos. Duke qenë se është "Zonja e Vjetër" që shtyn shitjen e tij, "Pipita" kërkon të paktën për mënyrën e trajtimit dhe mbrojtjen e imazhit të tij, shifrën e 6.5 milionë eurove, çfarë korrespond­on edhe me pagën e një viti (pa bonuset) që garanton kontrata me torinezët, e cila është e vlefshme deri në vitin 2021. Nga ana tjetër, Milani i ka garantuar Higuainit se së bashku me bonuset, lojtari do të mundë të kapë pagën që fitonte te Juventusi, por argjentina­si nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga kërkesa financiare që u ka bërë kampionëve të Italisë. Në të njëjtën kohë, mes Milanit dhe Juventusit është rënë dakord se çështja "Higuain" do të bisedohet veçmas tratativës që mund të lidhë shkëmbimin Bonuçi-Kaldara, për të mos shkartisur më kot letrat dhe bilancet e të dyja klubeve.

SHIFRAT - Duke qëndruar te mbledhja e djeshme, të dyja klubet kanë konfirmuar shifrat e rëna dakord që të hënën: 18 milionë euro për huazimin dhe 36-37 milionë euro të tjera për shlyerjen definitive të lojtarit. Gjithsesi, duke pasur problemet me "Fair Play Financiar", në kontratë nuk do të shkruhet "detyrim blerjeje" për Milanin. Por, kjo do të jetë vetëm një "hile" dhe një pakt xhentëllme­nësh mes klubeve, në mënyrë që bilancet e kuqezinjve të mos fryhen edhe më shumë nga borxhet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania