Panorama Sport (Albania)

Hileja e azerëve me vizat e kosovarëve, Cungu: Kukësi im ia del

Pritet stadiumi plot, kuksianët me formacion “bunker” në Baku Çek të bardhë po kaluan Agollin, Gjici: Dua kualifikim­in Shkëndija bën historinë, kalon në turin e tretë

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri i Kukësit, Armand Cungu, është i bindur se skuadra e tij mund të bëjë mirë në takimin ndaj Karabakut për të arritur kualifikim­in edhe pse një gjë e tillë sipas tij nuk do të jetë aspak e lehtë. Në konferencë­n e djeshme për mediat, trajneri ka tentuar të bëjë edhe pak politikë, duke kujtuar vështirësi­në që pati klubi për të marrë vizat për lojtarët me pasaportë kosovare, pasi Azerbajxha­ni nuk e njeh Kosovën si shtet. "Nuk do të kemi një ndeshje të lehtë nesër (sot) dhe këtë e dimë shumë mirë, ndaj jemi përgatitur seriozisht për një gjë të tillë. Futbolli është gjithmonë i paparashik­ueshëm dhe ka surpriza brenda tij, ndaj ne nuk i kemi humbur shpresat. Nuk e mohoj se do të dëshiroja që gjithçka të zgjidhej brenda 90 minutave të rregullta të ndeshjes, por kam një skuadër të përgatitur për çdo situatë që mund të na sjellë loja, pra edhe për penalltitë", ka thënë fillimisht Cungu.

UDHËTIMI - Trajneri ka folur edhe për udhëtimin e skuadrës së tij drejt Bakusë, që ishte i gjatë dhe i lodhshëm. "Nuk kemi pasur një udhëtim të mirë, pasi gjysma e ekipit ka udhëtuar drejt Bakusë me një fluturim të dytë. Arsyeja ka qenë problemi i vizave, për disa nga lojtarët tanë, pasi Azerbajxha­ni nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe atyre i duhet vizë që të udhëtojnë për këtu. Megjithatë, nuk dua që të bëj politikë, pasi rëndësi ka që ne jemi këtu dhe do të përpiqemi të marrim rezultat pozitiv", ka vazhduar trajneri i verilindor­ëve.

AMBIENTI - Në ndeshjen e parë të luajtur në "Loro Boriçi", Kukësi është mbrojtur me të gjitha forcat dhe të njëjtën gjë duket se do të bëjë edhe në Baku ndaj Karabakut. "Mënyra e lojës ka pak rëndësi, pasi është rezultati në fund që shihet. E rëndësishm­e është që të mos bëjmë gabime, të cilat mund të na kushtojnë shumë. Jemi koshient për faktin se ekipi kundërshta­r do të ketë mbështetje masive të tifozëve, por kjo nuk na shqetëson aspak, pasi lojtarët e mi kanë eksperienc­ë dhe kanë luajtur në ndeshje të tilla ndaj nuk vihen nën presion", ka mbyllur Cungu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania