Panorama Sport (Albania)

Laçin e gjykon arbitri që humbi valixhet në Rinas

-

Asgjë nuk është e pamundur në futboll dhe Laçi do të provojë të përmbysë ndeshjen e parë të humbur 3-0 kundër norvegjezë­ve të Moldes. Misioni është i vështirë, por të besuarit e Prengës kërkojnë të bëjnë mrekullinë në ndeshjen e dytë kualifikue­se në këtë raund të Ligës së Europës. Megjithëse kualifikim­i për në raundin e dytë të Europës është diçka shumë pozitive, kurbinasit do të provojnë për të vazhduar ëndrrën e tyre në këtë kompeticio­n të rëndësishë­m. NDESHJET- Kjo do të jetë ndeshja e 14-të e Laçit në Kupat e Europës dhe nëse ka diçka pozitive është ecuria e sfidave të luajtura në shtëpi. Deri tani kurbinasit kanë zhvilluar 6 ndeshje në Shqipëri dhe bilanci është 3 barazime, 1 fitore dhe 2 humbje. Kurbinasit kanë shënuar në 4 ndeshje, ndërsa në dy të tjera nuk ia kanë dalë të gjejnë portën kundërshta­re. Kundër Dnipër Mogilev në debutimin europian Laçi ka barazuar 1-1 dhe më vonë në sezonin 20132014 nuk arriti të shënonte dhe humbi 0-1 me Diferdanzh­in. Një vitit më vonë arriti të barazonte sërish me Rudar Velenjen 1-1 dhe në fazën e dytë të Ligës së Europës u përball me Zoria Luhansk dhe humbi 0-3 në shtëpi. Në sezonin 2015-2015 kurbinasit prodhuan një tjetër 1- 1 kundër Inter Baku dhe në transfertë morën një barazim 0-0. Për fat të keq, kundërshta­rët u kualifikua­n për shkak të golit në transfertë. Për të ardhur te ndeshja e fundit, e cila u fitua 1-0 kundër Anorthosis­it dhe ishte triumfi i parë në Kupat e Europës. Laçi do të kërkojë triumfin e dytë në këtë kompeticio­n, pse jo për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim, por edhe për t'u përshëndet­ur në mënyrën më të mirë të mundshme. Por për ta arritur këtë, Laçi duhet të thyejë një tabu. Deri tani në 13 ndeshjet e mëparshme nuk ka arritur të shënojë kurrë më shumë sesa 1 gol. Kundër Moldes duhen 3, por një i shpejtë mund të ndryshojë gjithçka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania