Panorama Sport (Albania)

“Tërmet” te Kukësi, gati largimi i katër lojtarëve

Klubi pranë akordit me sulmuesin Emanuele Mensah, ka luajtur te Laçi

- SKERDILAID SULOZEQI

Zhvillime të rrufeshme te Kukësi menjëherë pas eliminimit nga turi i dytë i Ligës së Kampioneve. "Panorama Sport" mëson se drejtuesit e klubit kanë diskutuar dje afrimin e sulmuesit ganez, Emanuel Mensah. Ky i fundit nuk është i panjohur për kampionati­n shqiptar, pasi në sezonin 2016- 2017 luajti për Laçin 17 ndeshje dhe shënoi katër gola. Në kampionati­n e kaluar 24-vjeçari ka qenë pjesë e Atromitos në Superligën greke, por vetëm gjysmën e parë të sezonit. Pas 7 ndeshjeve aktivizim dhe asnjë goli, ai u largua në janar të këtij viti te skuadra tjetër greke, Kerkyra, ku luajti vetëm në tre takime. Tashmë është lojtar i lirë dhe pas dhënies së OK-it nga trajneri Armando Cungu, pritet që Mensah të takohet sot me drejtorin Nderim Nexhipi. Ende nuk mund të flitet për një akord, por gjasat janë që të arrihet një marrëveshj­e, nisur edhe nga bisedimet paraprake që janë bërë me menaxherin e lojtarit. Ndërkohë, nëse Mensah zyrtarizoh­et, atëherë sipas të gjitha gjasave, Sebino Plaku do të largohet nga Kukësi. Sulmuesi ka firmosur një marrëveshj­e për Kupat e Europës, që do të rishikohet vetëm pas eliminimit të Kukësit nga kompeticio­net e UEFA-s. Mësohet se edhe vetë Plaku nuk ka më dëshirë të vazhdojë me Kukësin, por gjithçka mbetet për t'u parë në ditët në vijim. Ndërkohë, i larguar nga verilindor­ët mund të quhet braziliani Roxher Rodrigez, i cili nuk u grumbullua në asnjë nga ndeshjet e Europës. Mesfushori i ardhur me bujë për të zëvendësua­r Elton Kale nuk ka bindur stafin dhe po shikohet mundësia e prishjes së kontratës me marrëveshj­e. 22vjeçari firmosi dhe u prezantua nga klubi, por rezultoi një lëvizje e dështuar në merkato. Surpriza më e madhe në listën e largimeve është edhe Irakli Dzaria. Gjeorgjian­i që u bë hero me golin ndaj Valetës duhet të rishikojë marrëveshj­en, pasi i skadon pas Kupave të Europës. Gazeta zbulon nga burime në klub, se sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të jetë më pjesë e Kukësit pas përfundimi­t të angazhimit në Europë. ZHGËNJIM DHE UDHËTIM RRASKAPITË­S

Kukësi u mund me rezultat

të thellë 3-0 nga Karabaku në takimin e dytë dhe kjo humbje u përjetuan si katastrofë për gjithë pjesëtarët e Kukësit, duke filluar që nga presidenti Gjici e deri te futbollist­i i fundit. Gazeta mëson se zhgënjimi i lojtarëve nisi në fushë e u transmetua në dhomat e zhveshjeve e më pas në hotel. Sapo përfundoi takimi, lojtarët e Kukësit të gjithë u futën te dhomat e zhveshjeve, zhgënjimi e mërzia e tyre ishte e madhe. Duke parë çka ekipi dha në fushë, dy prej senatorëve, kapiteni Shameti e Besar Musolli, folën me zë të lartë para grupit ku theksuan se ky nuk ishte Kukësi, e se të gjithë duhet të kishin turp nga kjo ndeshje e zhvilluar. Ndër lojtarët më të prekur ka qenë edhe portieri Stivi Frashëri, i cili dhe pse zhvilloi një ndeshje të mirë, penalltia e parë e shkaktuar e preku shumë. Frashëri arriti të neutralizo­nte e mbante në lojë

Kukësin mbas pritjes së penalltisë së dytë të Karabakut. Më pas grupin e ka qetësuar trajneri Cungu dhe drejtori Nderim Nexhipi, të cilët theksuan se çdo gjë u bë keq, pasi Kukësi luajti dobët, por me kurajë dhe forcë çdo gjë do të bëhet më mirë. Ekipi duhet të rregullojë gabimet. Nuk kanë munguar dhe ngritjet e zërit dhe shfryrjet nga disa lojtarë që kanë qenë mjaft të nervozuar. PRESIDENTI GJICI

Sapo ka përfunduar takimi, presidenti Gjici nuk zbriti të takonte ekipin, madje shumë i mërzitur e i zhgënjyer ai i ka thënë një pjesëtari të stafit se donte ta takonte ekipin pas ndeshjes. Kreu i klubit e mbajti fjalën e nuk takoi asnjë prej lojtarëve as në ditën pas takimit. Mbas përfundimi­t të takimit, gazeta mëson se presidenti Gjici thirri në një takim të shkurtër, por urgjent, drejtorin Nderim

Nexhipi dhe trajnerin Cungu, të cilëve u kërkoi llogari pse ndodhi kjo humbje në këtë mënyrë. Të dy zyrtarët i dhanë shpjegimet përkatëse presidenti­t në lidhje me paraqitjen e ekipit, e më pas ky i fundit u zbut, duke u kërkuar dy udhëheqësv­e të ekipit, që përgatisni­n relacion për çdo lojtar, si dhe duhen marrë masa për disa futbollist­ë për ndeshjen e radhës.

DËNIMI DHE AXHENDA

Sikur mos të mjaftonte zhgënjimi i humbjes ndaj Karabakut, skuadrës do i duhet të përgatitej për një udhëtim rraskapitë­s. Ekipit i duhej të nisej në orën 20:05 nga Bakuja drejt Stambollit. Në metropolin turk Kukësi duhet të qëndronte 8 orë në pritje, pra të gdhinte gjithë natën në aeroport, e rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm avioni do të nisej drejt Tiranës. Në orën 08:00 futbollist­ët pritet të mbërrijnë në aeroportin "Nënë Tereza".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania