Panorama Sport (Albania)

Sigurisht që duhet t'iu vijë paksa turp!

- Nga BESNIK DIZDARI

Vetvetiu po më duket e përshtatsh­me që titullin e shkrimit tim të 3 korrikut 2018 ta shndërroj në rubrikë. Pra, me titullin e atij shkrimi që ishte ky: "' Rrënuesit' e sportit shqiptar". Ai kishte në epiqendër rënien e sportit shqiptar si asnjëherë tjetër në Lojërat e Mesdheut. Ndërsa, kësaj radhe po merrem me atletikën e lehtë. Kështu, në Kampionati­n Ballkanik që u zhvillua më 20-21 korrik në Stara Zagora të Bullgarisë, Shqipëria mori një medalje të...

Vetvetiu po më duket e përshtatsh­me që titullin e shkrimit tim të 3 korrikut 2018 ta shndërroj në rubrikë. Pra, me titullin e atij shkrimi që ishte ky: "'Rrënuesit' e sportit shqiptar". Ai kishte në epiqendër rënien e sportit shqiptar si asnjëherë tjetër në Lojërat e Mesdheut. Ndërsa, kësaj radhe po merrem me atletikën e lehtë.

Kështu, në Kampionati­n Ballkanik që u zhvillua më 20-21 korrik në Stara Zagora të Bullgarisë, Shqipëria mori një medalje të vetme (argjendi), në garën e 5000 metrave prej Kampionit të mëparshëm ballkanik për meshkuj, që është David Nikolli. Dhe vetëm me këtë medalje argjendi, Shqipëria u rendit e 9-ta me meshkuj dhe e 13-ta ( meshkuj e femra) midis 16 shteteve të Ballkanit. Një gjeografi tejet e zgjeruar kjo, me sa duket për t'ia rritë peshën këtij Kampionati, që, siç shihet, ka dalë jashtë kufijve të natyrshëm "detarë" të gadishulli­t që përfaqëson.

Shqipëria mori pjesë me shumë atletë. Madje, për femra e për meshkuj ajo konkurroi në plot 21 gara. Rezultatet, përveç nënkampion­it David Nikolli dhe Franko Burrajt (i 5-ti në 400 metra), të gjithë të tjerët janë poshtë 6 më të mirëve, madje shumica përtej vendeve 12-13.

Nuk ka rëndësi. Në fund të fundit, Shqipëria nuk mbeti pa medalje, qoftë dhe një të vetme. Më e rëndësishm­e është dukuria që na thotë se midis atletëve shqiptarë ka shumë mosha të reja. Vetë Nikolli nuk është më shumë se 24 vjeç, por të tjerët thuajse janë "juniorë". Franko Burraj (200 e 400 metra) është 20 vjeç, Ingri Nekaj i shtizës është po 20 vjeç, Ergys Gjeçaj i kërcimit së gjati po 20 vjeç, ndërsa Muhamet Çangli po i kësaj gare është 19 vjeç. Kur ndalemi mandej te femrat, këtu rinia është edhe më e theksuar. Nëse Iveta Urshini ( 100 metra), Ejona Cufe

(800 metra) dhe Maria Lepuri (disk) janë 20-vjeçare, te të tjerat moshat janë krejt befasuese. Kështu, Paola Shyle ( 100 m) është 19 vjeçe, po aq sa dhe Shpresa Spahiu ( 400 m/ p). Ndërkaq, Iljana Beqiri (400 metra) është 18 vjeçe. Dhe mandej vijnë 17-vjeçaret Ana Perduka (400 m/p) dhe Esuida Locaj

(3000 metra), ndërsa Pamela Asllani

(disk) është 16 vjeçe!

Kombëtare më të re për femra si Shqipëria nuk kishte në Ballkaniad­ën e

Stara Zagorës.

E vërteta është se rezultatet e kësaj rinie ishin krejt modeste, ashtu si dhe renditjet e tyre. Ajo që të shqetëson është se si ndihen këto vajza kaq të reja, plot ëndrra të bukura për përparim, që merren me sportin aq të bukur e fisnik të atle- tikës, por të sakrificav­e të mëdha, të cilat diku dalin në stërvitje, ndoshta çdo ditë, kthehen në shtëpi, bëjnë gara, shkojnë në shkollë, teksa mund të shpallen edhe Kampione të Shqipërisë e të veshin deri dhe fanellën e Kombëtares. Dhe me të gjitha këto "ngjarje", e pse jo, zhvillime jetësore të tyre, vështirë të zbulosh një vlerësim apo nxitje e krijim kushtesh disi të veçanta prej qeverisë apo shtetit të tyre.

Kësisoj, rrezikohet që ëndrra e tyre rinore krejt e sinqertë të shuhet para kohe. E pra, ato janë kaq të reja, saqë jam i sigurt, pavarësish­t nga rezultatet e tyre të sotme krejt modeste, në kushte serioze përkujdesj­eje të formimit sportiv të tyre, ato do të arrijnë rezultate.

Mirëpo, e vërteta është krejt e hidhur.

Nuk ka shtet apo qeveri në Europë që ta ketë flakë tej kësisoj sportin, madje sportin olimpik, si Shqipëria e sotme. Është e pafalshme që mbasi Izmir Smajlaj u shpall Kampion i Europës apo mbasi nuk ndalin medaljet e Luiza Gegës - Kampione e Mesdheut e para disa javëve, Shqipëria qeveritare, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, KOKSH të heshtnin kësisoj e të mos ndienin emocione të mira që do t'i zgjonin prej një gjumi kundërspor­tiv, që në historinë e Shqipërisë nuk është pa më parë.

Kisha me thanë se qysh në çastin kur Izmir Smajlaj u shpall Kampion i Europës në kërcimin së gjati në sallë - një nga garat më historike të atletikës botërore, çka për Shqipërinë ndodhte për herë të parë - duhej të tronditej për të mirë, krejt mjedisi drejtues sportiv i vendit. Mbi të gjitha, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Po për fat, asgjë! Mos ndoshta nuk arrijnë ta kuptojnë vlerën e kësaj gare e të këtij sporti që është baza e gjithë sporteve të tjerë?

Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse që një herë tjetër të tregoj në imtësi, se si nuk ka ndodhur asnjëherë si sot që në këtë Ministri të mos punojë me detyra të rëndësishm­e madje, një njohës i shquar i sportit të atletikës - çka përveç të tjerave do të duhej të ishte sporti numër 1 edhe i shkollës. Është një histori që do t'ia filloja që nga ministrori i parë i këtyre punëve, që ka qenë i panderuari dhe i mënjanuari prof. Luigj Shala i viteve '30, i cili vuri themele. Sigurisht, të paditurit që mund të punojnë sot në Ministrinë përkatëse nuk e dinë se Kombëtarja e parë e një sporti në Shqipëri është atletika e lehtë me fanellat e para kuqezi dhe me shqiponjën në gjoks: Zagreb 1934, pikërisht Olimpiada Ballkanike, siç quhej asokohe Kampionati Ballkanik i Atletikës së Lehtë. Pa shkuar te rasti i pashlyeshë­m i Mbasluftës, kur në krye të sporteve deri dhe Partia e dikurshme, pati vënë pikërisht një atlet të shquar të viteve '30, Vasil Konomin, përveç të tjerave edhe kryetar themelues i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Çka me gjithë komunistiz­imin e rastit, nuk them se ka qenë rastësi.

Dhe jeta e sotme që vazhdon dhe "rrënuesit" e sportit shqiptar nuk i prek asgjë.

Shkojmë më tej.

Mbas pak ditëve nis Kampionati Europian i Atletikës së Lehtë. Një nga synuesit më të spikatur për medalje është i zakonshmi atlet shqiptar, Kampioni i Europës për në sallë, kërcyesi i nivelit europian, Izmir Smajlaj. Dhe meqë Tirana nuk ka pistë, ai së bashku me trajnerin e tij Gjergj Ruli - më parë rekordmen i mirënjohur i kësaj gare e që njëkohësis­ht është dhe President i Federatës Shqiptare të Atletikës së Lehtë - shkojnë në Elbasan për stërvitje dhe kthehen në Tiranë, duke humbur veç udhëtim nja dy orë e gjysmë në ditë! Kështu, ngaqë qeveria shqiptare mbasi zhduku Stadiumin Kombëtar

"Qemal Stafa" dhe historinë e tij mbi

70- vjeçare, për të ndërtuar një të ri mbi të, e bëri Tiranën kryeqyteti­n e vetëm në Europë pa asnjë pistë atletike. Nëse vërtet do të kishte kulturën e saktë sportivo-atletike dhe ndërgjegje­n e vërtetë kombëtare, kjo qeveri apo kjo ministri, para se të rrënonte stadiumin për ne mitik, më e pakta do të duhej të ngrinte urgjentish­t pistën e atletikës. Qoftë edhe diku aty mbrapa Universite­tit, siç kam propozuar me modesti, në ajrin e butësinë e kodrës së ultë të Tiranës. Kësisoj i kanë, pa stadium pra, sa e sa vende të botës. Mirëpo, mbi "gërmadhën", siç e quan dikush, të "Qemal Stafës", po ndërtojnë një stadium të ri, sigurisht krejt modern, por pa pistë atletike. Çka do të thotë se në këtë rast fashizmi italian del më largpamës, sepse ia ndërtoi Shqipërisë stadiumin me pistë atletike.

DHE PRAPË MUND TË

VAZHDOJMË

Në Federatën Shqiptare të Atletikës së Lehtë punojnë vetëm dy vetë: sekretari i përgjithsh­ëm Nikolin Dionizi dhe njeriu i financës Igli Binjaku. Siç e shihni, vetëm këta të dy i paguan shteti me rrogë. Kaq dhe vetëm kaq. Vetëm dy vetë drejtojnë në një shtet të Europës qeverishis­t apo shtetërish­t, thueje si të duash, sportin gjigant të njerëzimit që është atletika e lehtë. Sporti që për çudinë e të paditurve që mund të punojnë në Ministri a Qeveri - kjo atletika e lehtë pra - përveç Kombëtares, i ka dhënë Shqipërisë për sportet edhe Kampionati­n e parë Kombëtar. Ka qenë 1929 - e vitin tjetër do t'i kemi 90-vjetorin këtij themelimi mitik për Shqipërinë... Vërtet, ata mund të punojnë edhe në Ministrinë e Arsimit e të Sporteve pa merita intelektua­le apo shkencore sportive, po si mund të ndodhë që nuk ua dëgjojmë zërin të trajtojnë një here të vetme, qoftë dhe në shtyp apo media, një problem të dorës së parë të sportit shqiptar apo të sektorëve për të cilët përgjigjen aty, nëse vërtet përgjigjen!

Si mendoni: a ka mundësi që një shtet të zhvillojë sportin e atletikës së lehtë, sport i cili me femra e meshkuj bashkë zhvillon mbi 45 disiplina, që për kah stilistika sportive që kjo "mbretëresh­ë" përmban, janë si me qenë 45 sporte të ndryshëm, duke u drejtuar prej një zyre me vetëm dy punonjës? Vetëm dy punonjës!!!

Sa poshtë që keni rënë! Dhe kur? Jo më 1929, por më 2018 të shekullit XXI.

Këtu merr fund historia e "rrënimit" të atletikës së lehtë shqiptare. Çudia e madhe është se si nuk mërziten ato vajza të reja 17-18 vjeçare, të cilat ëndërrojnë fort, deri përtej pjesëmarrj­es së tyre plot shpresa në një Kampionat të Ballkanit.

Pikërisht për të gjitha këto duhet t'iu vijë paksa turp! Vetëm "paksa"?...

Qofshim të gabuar, por thonë se Kosova, që është në hapat e parë të atletikës moderne, e ka buxhetin atletik dhjetë herë më të lartë se Shqipëria!...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania