Panorama Sport (Albania)

Barça driblon Interin dhe i rrëmben Vidalin

E konfirmoi menaxheri, gati 4.5 mln € për 4 vite

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një "vjedhje" kata lanase, e ngjas hme me MalkomRoma. Barcelona ka parakaluar Interin për Arturo Vidalin. Radiot dhe faqet ueb të Katalonjës ishin në festë: e përditshmj­a lokale "Mundo Deportivo" siguroi se mes mesfushori­t kilian dhe klubit spanjoll ka një akord për 25 milionë euro. Për Vidalin një kontratë trevjeçare me (pothuajse) të njëjtat kushte që i garantonte Interi (4 vite, 4.5 milionë euro në sezon; në Milano e donin për 3 sezone).

POST- INIESTA - Konfirmimi­n e ka dhënë edhe menaxheri i 31- vjeçarit, Fernando Feliçeviç: "Barça është seriozisht e interesuar". Nuk është thënë ende fjala e fundit, por palët janë shumë pranë. Barcelona u përpoq të hidhej në kundërsulm sepse nuk u zhbllokua akordi me PSGnë për Rabio dhe Interi gjatë orëve të fundit kishte "frenuar", në ndjekje të ëndrrës alternativ­e: Modriç. Drejtuesit teknikë të katalanasv­e ( Pep Segura, Erik Abidal dhe Ramon Planes) vazhdojnë të punojnë edhe mbi pista të tjera, por zgjedhja e Vidal mund të plotësojë boshllëkun e lënë në mesfushë nga Iniesta.

KTHESA - Gjatë ditëve të kaluara dukej i kryer akordi mes Vidalit, Interit dhe Bajernit. Zikaltrit i ofronin, pra, kilianit një kontratë trevjeçare prej 4,5 milionë eurosh neto në sezon, shifër kjo më e ulët se 7 që përfiton në Mynih. Akordi parashikon­te që përpara transferim­it

në Milano, Vidal të zgjaste kontratën me klubin bavarez deri në 2020-ën (që të lejonte huazimin). Sipas "FcInterNew­s. it", Xhiovani Brankini, në rolin e ndërmjetës­it, kishte zbarkuar madje në Gjermani ( ku Vidal, ndërkaq, në fazë riaftësimi

pas dëmtimit në gju, i është bashkuar skuadrës së Niko Kovaç) për të përcaktuar detajet e fundit me Bajernin: huazim me të drejtë blerjeje, marrëveshj­e prej 22 milionë eurosh. Më pas ka ardhur kthesa, surpriza. Hipotezat mund të qëndrojnë të gjitha...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania