Panorama Sport (Albania)

Higuain ekzalton tifozët, do fitojë 10 mln € në vit

Argjentina­si debuton ndaj Realit të Madridit më 11 gusht

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kur Gonzalo Higuain pranoi ofertën e Mi lanit, shkëmbimi i lojtarëve mes "Djallit" dhe Juves u zhbllokua. "El Pipita" vishet kështu kuqezi, e së bashku me të në "Milanello" transferoh­et edhe shoku i tij në Torino, Matia Kaldara. Ndoshta ky ishte ndër operacione­t më të komplikuar­a të kësaj vere, por në fund të gjithë dolën të kënaqur. Pasi mbërriti në Milano, mbrëmjen e së mërkurës, sulmuesi argjentina­s mund të kryente dhe të kalonte dje vizitat mjekësorë pranë strukturës mjekësore "La Madonnina" në Milano. Lojtari pati një pritje të jashtëzako­nshme nga tifozëria, e cila përveç koreve inkurajues­e nuk harroi t'i kushtonte disa ofendime edhe Bonuçit. Përveç Lukas Biljas, për këtë akord gëzonte edhe Andrea Konti që në profilin e tij "Instagram" shprehte padurimin e tij për golat e argjentina­sit.

NUMRA- Pas asaj me numër 19, edhe fanella me numrin 9 është në pritje të pronarit të ri. Zyrtarisht, ajo i takon Andre Silvës që e mbante edhe sezonin e kaluar, por nuk përjashtoh­et që të merret nga Higuain. Përveç golave, "El

Pipita" do të duhet edhe të thyejë mallkimin e këtij numri, që te kuqezinjtë nuk ka gjetur një mbajtës të denjë që nga largimi i Filipo Inzagit. Nga sezoni 2012-' 13 kanë qenë shtatë lojtarët që janë munduar të lartësojnë fanellën e prestigjev­e pa ia dalë dot mbanë. Në këtë

mision kanë dështuar respektivi­sht: Pato, Matri, Fernando Torres, Destro, Luiz Adriano, Lapadula dhe Andre Silva, teksa për Higuain është thjesht një sfidë që i shtohet aventurës së tij të re. Sipas të gjitha gjasave, sulmuesi do të debutojë me fanellën e Milanit me 11 gusht

në trofeun "Santiago Bernabeu", event i përvitshëm i organizuar nga Reali i Madridit. Për bomberin kuqezi është një qarkore që mbyllet, pasi ishte pikërisht në atë stadium që niste ngjitja e tij në Olimpin e golashënue­sve më të mirë në Kontinenti­n e Vjetër.

KONTRATA- Mbrëmjen e

djeshme erdhi edhe firma e lojtarit në kontratën që do ta lidhë me Milanin në tri sezonet e ardhshme. Shifra të frikshme ekonomike për argjentina­sin që në 36 muaj do të arkëtojë diçka më shumë se 30 milionë euro. Pas fjalëve të së mërkurës ku deklaronte se kishte folur me

Gatuzon dhe shprehte gatishmëri­në për hapin e ri në karrierë, dje "El Pipita" u mjaftua me buzëqeshje dhe një fjali të shkurtër. "A ndihem i lumtur? Shumë shumë i lumtur!", deklaroi sulmuesi përpara mediave që shoqëronin hyrjen e tij në "Casa Milan".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania