Panorama Sport (Albania)

Mbledhje te Tirana, Ze Maria jep leksione për... kampion

Titulli kthehet në obsesion, zbardhen kërkesat e trajnerit

- OLSI AVDIAJ

Hoze Marselo Fer reira e ka ndarë mendjen! Do ta shpallë Tiranën kampione në sezonin 2018-2019. Në fakt, braziliani e ka deklaruar gjithmonë qëllimin e tij për të sjellë trofe në "shtëpinë bardheblu", por sezonin e dytë me Tiranën, këtë punë e ka marrë aq seriozisht sa është kthyer në obsesion. Aq sa për t'u treguar lojtarëve sesi shpallesh kampion, Ze Maria disa ditë më parë ka mbajtur edhe një leksion të gjatë rreth dy-tri orë, duke u përpjekur t'u mësojë lojtarëve filozofinë e të qenit kampionë, por jo vetëm. INATI PËR RREGULLAT E ZBULUARA

Zakonisht, klubi Tirana pas stërvitjev­e dhe darkës zhvillon një analizë rutinë për punën e ditës që kanë lënë pas. Gjithsesi, trajnerit të bardhebluv­e duket se i ka djegur çështja e zbulimit të rregullave të tij nga "Panorama Sport". Në një nga mbrëmjet e kësaj jave, trajneri ka zhvilluar një mbledhje të gjatë, ku ka kritikuar ashpër lojtarët. Sipas tij, futbollist­ët flasin me median, në kundërshti­m me rregullat e vendosura prej tij, duke i sfiduar ato, sepse në të kundërt nuk shpjegohet zbulimi i rregullore­s së klubit në media. Ze Maria ka qenë shumë i irrituar, por si zakonisht ka kërcënuar futbollist­ët. Sipas tij, ai që kapet, do të ndëshkohet shumë rëndë. LEKSIONE PËR T'U SHPALLUR KAMPIONË

Për lojtarët, historia e rregullore­s

ishte gjysma e së keqes, pasi për gjatë dy orëve të tjera të mbledhjes, Ze Maria ka folur pa fund, por jo taktikë. Moral dhe psikologji sportive dhe sesi një skuadër mund të shpallet kampione. Me video, shembuj, histori personale e Botërore, braziliani u ka treguar lojtarëve në teori të qenit kampionë dhe cila është rruga më e mirë që

duhet të kopjojë Tirana e 2018s, për të fituar titullin e munguar prej 10 vitesh. Një leksion i gjatë teorik që ka vazhduar gjithë mbrëmjen dhe ka përfunduar rreth orës 22:00. Ze Maria ka prekur çdo detaj, duke treguar se e ka marrë seriozisht qëllimin e klubit, për t'u shpallur kampion këtë sezon në Kategorinë Superiore. Një dëshirë që është kthyer obsesion te Tirana.

PREMTIMI

Duket si utopike, por me rikthimin në Superiore, Tirana kërkon që të fitojë trofeun më të rëndësishë­m të Shqipërisë, titullin kampion dhe kjo nuk është çudi. Janë mbushur plotë 10 vite që bardheblut­ë nuk e prekin këtë trofe, të cilin e kanë fituar 24 herë si asnjë skuadër tjetër në Shqipëri, por që për herë të fundit e kanë shijuar në sezonin 2008-2009. Ze Maria dhe klubi e kanë qëllim në vetvete titullin dhe kjo nuk fshihet më. Dhe pas dy sezoneve masakruese, që Tiranën e zbritën në Kategorinë e Parë dhe e kthyen sërish në elitë, bardheblut­ë tani gati për të luajtur 36 javët në Kategorinë Superiore, për t'u shpallur në fund kampionë të Shqipërisë. Kjo do të ishte dhurata më e bukur për tifozët bardheblu, të cilët prej 2017-s janë në "luftë" me klubin për "katrahurën" që ka ndodhur dy sezonet e fundit te Tirana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania