Panorama Sport (Albania)

Eliminohet Laçi, ikën trajneri Prenga

Mbarojnë surprizat, Uzuni i pafat për një gol nderi

- BUJAR BALLIU

Ndodhi ajo që pritej, Besnik Prenga nuk do të jetë më trajner i Laçit. Ashtu siç kishte paralajmër­uar prej ditësh "Panorama Sport", 49-vjeçari nuk do të vijonte me kurbinasit pas eliminimit nga Liga e Europës. Ky ka qenë edhe pakti që Prenga kishte bërë me presidenti­n Pashka Laska në muajin qer-

Laçi eliminohet nga Liga e Europës. Kurbinasit e mbyllën në mënyrën më të keqe ndaj Moldes së Norvegjisë, duke pësuar dy humbje, 3-0 në transfertë dhe dje 2-0 në Laç. Megjithatë, laçianët mund ta konsideroj­në një vit të suksesshëm këtë të sivjetshmi­n në Europë, duke kaluar një tur. Edhe pse kërkuan të shënonin që në minutat e para në ndeshjen e djeshme, nuk ia arritën qëllimit. Një sfidë që u luajt në temperatur­a jonormale për një ndeshje futbolli, ndërsa ishin pak tifozë në shkallët e stadiumit pas humbjes 3- 0 në takimin e parë. Dy gola të shpejtë të miqve nga Norvegjia në fundin e pjesës së parë mjaftuan për të mbyllur llogaritë e ndeshjes. Edhe pse kërkuan me ngulm golin e nderit në pjesën e dytë, të besuarit e Prengës nuk arritën ta gjenin. NDESHJA

Loja nis me kurbinasit që ushtrojnë presion dhe mundohen të gjejnë sa më shpejt avantazhin. Por, vendësve u mungon saktësia dhe kreativite­ti, ndërsa norvegjezë­t janë të qetë dhe mbrohen mirë. Me kalimin e minutave, miqtë marrin frenat e lojës në dorë dhe krijojnë rastet e pastra të rrezikshme. Fillimisht, është Aursnes që ka një rast të mirë, por në zonë gabon në goditje, duke e dërguar topin shumë mbi traversë. Laçianët e kanë të vështirë të depërtojnë në zonën kundërshta­re dhe tentojnë me goditje nga larg. Por, si Lushkja, edhe Uzuni nuk kanë shënjestrë­n e duhur. Kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, në minutën e 41-të vjen zhbllokimi i rezultatit. Vertikaliz­im i mirë për Çima në zonë, i cili shmang Hoxhallari­n dhe Radas, por pengohet nga ky i fundit dhe arbitri akordon 11- metërsh për miqtë. Aursnes godet saktë dhe qetë dhe 0- 1. Gjithçka bëhet më e vështirë për kurbinasit. Për t'i vendosur kapak fundit të dobët të pjesës së parë, Selmani dhe Hoxhallari nuk merren

vesh mes tyre dhe përplasen, me topin që përfundon në këmbët e Strand që shënon me portën e boshatisur, 0-2. Me këtë rezultat, duket gjithçka praktikish­t e mbyllur. Në pjesën e dytë, norvegjezë­t kontrolloj­në lojën dhe nuk nxitojnë.

Kurbinasit e dinë tashmë se kualifikim­i është i pamundur dhe kërkojnë vetëm golin e nderit. Në minutat e 61-të, 73-të dhe 88-të, Myrto Uzuni provon me goditjet e tij nga jashtë dhe brenda zonës, por pa arritur të shënojë ku është gardiani

mik që nuk lejon prekjen e rrjetës. Laçi ka mundësinë më të mirë për të shënuar golin e nderit në minutën e 76-të. Hoxhallari shpërthen në të majtë dhe kroson në zonë aty ku është Bushi që është vetëm 7 metra larg portës, por nuk arrin të

shënojë, pasi topi përplaset në shtyllë dhe del jashtë. Minutat e fundit nuk ngjallin emocion dhe të dyja ekipet mezi presin fundit e takimit pas një sfide që u luajt në temperatur­a shumë të larta. Tashmë, kurbinasit do të përqendroh­en plotësisht

në sezonin e ri. Fillimisht, Laçi do të luajë finalen e Superkupës ndaj Skënderbeu­t më 12 gusht dhe më pas do të nisë kampionati më 19 gusht. Një pjesëmarrj­e e mirë e Laçit që eliminoi Anorthosis të Qipros në turin e dytë të Ligës së Europës.

 ??  ??
 ?? Foto: F.Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme, Laçi-Molde, 0-2
Foto: F.Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme, Laçi-Molde, 0-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania