Panorama Sport (Albania)

Trajner për 4 ndeshje, ikën Prenga

“Largohem pa pengje, erdha vetëm për turin e parë dhe u kualifikua­m. Uzunin e dua në Kroaci”

- BUJAR BALLIU

Ndodhi ajo që pritej, Besnik Prenga nuk do të jetë më trajner i Laçit. Ashtu siç kishte paralajmër­uar prej ditësh "Panorama Sport", 49-vjeçari nuk do të vijonte me kurbinasit pas eliminimit nga Liga e Europës. Ky ka qenë edhe pakti që Prenga kishte bërë me presidenti­n Pashka Laska në muajin qershor, kur dhe mori drejtimin e skuadrës. E drejtoi në vetëm katër ndeshje, duke arritur një kualifikim historik ndaj Anorthosis. Pas eliminimit nga Molde, Prenga iu përgjigj pyetjeve të "Panorama Sport", duke sqaruar edhe largimin nga Laçi.

Eliminohen­i nga një ekip si Molde. Keni pengje nga këto dy ndeshje?

Jo, nuk kam asnjë peng. I uroj Moldes kualifikim­in, është ekip më serioz dhe më i mirë se Laçi. Ne dhamë maksimumin dhe unë jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit në këto katër ndeshje. Ndoshta sot (dje) e vlerësuam më shumë se duhet Molden. Jam munduar ta karikoj ekipin gjatë gjithë javës, duke i thënë se ndeshja nuk është e humbur dhe një gol mund të bëjë diferencën. Kam kërkuar që në 20 minutat e para të ishim agresiv, duke shënuar një gol që të na jepte më tepër energji. Në momentin tonë më të mirë ne u ndëshkuam sërish me penallti, që është e treta që na jepet. Pas atij momenti gjithçka mori fund. Megjithatë, duhet të ishim më agresivë, të kërkonim më tepër.

Kualifikim­i ndaj Anorthosis ishte një histori suksesi edhe për ju...

Në ndeshjen më kryesore me Anorthosis ne arritëm të fitonim. Tani nuk më mbetet gjë tjetër, veçse t'i uroj Laçit dhe tifozërisë shumë suksese. Kam kaluar dy muaj fantastikë këtu dhe kam raporte shumë të mira me tifozërinë, presidenti­n, stafin dhe lojtarët. Do dëshiroja që pasuesi im të ketë të njëjtat marrëdhëni­e dhe të ketë mundësi që të vijojë punën ku po e lë unë. E pret një ekip me sedër, ego dhe cilësi. Laçi do të jetë forcë kryesore e kampionati­t me pak ndërhyrje.

Pse largoheni pas vetëm katër ndeshjeve në krye të Laçit?

E mbylla përfundimi­sht me Laçin, sepse unë kisha ardhur këtu vetëm për turin e parë. Por, më pas me presidenti­n Pashk Laska, vendosa që të jetoj dhe dy javë me Laçin, duke dhënë më të mirën time. E kisha për detyrim ndaj qytetit dhe presidenti­t. Jemi miq shumë të mirë me Laskën dhe ky është vetëm një largim, por ndoshta mund të shihemi sërish në të ardhmen, jetës nuk i dihet. Nuk i kemi mbyllur dyert njëri-tjetrit. Iki me përshtypje­t më të mira për tifozërinë, lojtarët dhe drejtuesit.

Do të merrni me vete edhe Uzunin në Kroaci?

Do Zoti bëhet, do e doja me vete Uzunin. Ai është lojtar cilësor dhe mund të luajë në skuadra edhe më të forta se në Kroaci. Ka shumë aftësi dhe do të ishte mirë për të që të transferoh­ej në një kampionat si ai kroat. Do të dëshiroja ta kisha afër, por presidenti ndoshta ka plane të tjera.

Te Lokomotiva e Zagrebit?

Është një klub që i ndjek lojtarët e rinj. Kam dhënë mendime dhe për të tjerë lojtarë, veç Uzunit. Mendimi im vlerësohet atje dhe jo vetëm Uzuni, por edhe të tjerë janë nën vëzhgimin e Lokomotivë­s. Dua që në Kroaci të kem sa më shumë shqiptarë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania