Panorama Sport (Albania)

Drita “flirton” me kualifikim­in, skandal me ujin para ndeshjes

Gjilanasit barazojnë 1-1, në turin e tretë kalon skuadra luksemburg­ase

-

Ëndrra e Dritës së Gjilanit për t'u kualifikua­r në turin e tretë të Ligës së Europës mori fund dje, teksa barazoi 1-1 në stadiumin "Adem Jashari" ndaj luksemburg­asve të Dudelanzh. Humbja 2-1 në takimin e parë i kushtoi ekipit gjilanas, që gjithsesi bëri historinë këtë edicion në Kupat e Europës, duke kaluar një tur në Ligën e Kampioneve. Të besuarit e Bekim Isufit e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke vënë në vështirësi kundërshta­rin. Sulmuesi Haxhimusa u bë protagonis­t i disa rasteve për shënim, ndërsa Xhevdet Shabani me inkursione­t e tij në krahun e djathtë, ishte një nga më të mirët në fushë. Në minutën e 26-të, pas një krosimi në zonë, është kapiteni Adrian Limani që kalon në avantazh Dritën. Me 1-0 gjilanasit ishin të kualifikua­r dhe duhej të administro­nin mirë rezultatin. Gjithçka shkoi sipas parashikim­eve deri në fund të pjesës së parë. Mirëpo, një pakujdesi që në startin e 45 minutave të dyta, prishi të gjitha planet e Dritës. Mbrojtja u kap e papërgatit­ur nga një krosim i gjatë në zonë, aty ku me kokë barazoi Stumpf, i cili u aktivizua si zëvendësue­s që në pjesën e parë. Pavarësish­t përpjekjev­e të Dritës në të dytën, rezultati mbeti i pandryshua­r. Ndërkohë, në minutën e 88-të pati një rast për "Guinnes", pasi lojtari i sapofutur në fushë për gjilanasit, Zgjim Mustafa, u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjej­e të rëndë. Për Dritën u aktivizua edhe ish-sulmuesi i Luftëtarit

të Gjirokastr­ës, Eri Lamçja. SKANDALI - Ndeshja Drita-Dudelanzh u rrezikua të mos zhvillohej për një arsye qesharake. Kompania rajonale e Ujësjellës­it të Mitrovicës ndërpreu ujin në stadiumin "Adem Jashari", duke vënë në rrezik zhvillimin e sfidës. Megjithatë, pas ndërhyrjes së autoritete­ve vendëse, gjithçka u qartësua në vazhdim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania