Panorama Sport (Albania)

Nexhipi: Karabaku, shumë më lart se Kukësi

Drejtori sportiv i verilindor­ëve tregohet i sinqertë për mediat azere: Penalltia e parë ishte

-

Dita pas ndeshjes ka qenë pushim për kuksianët dhe drejtori Nderim Nexhipi kohën më të madhe e ka kaluar nën shoqërinë e mbrojtësit të Kombëtares, Ansi Agolli. Por, Nexhipi ka dhënë edhe një intervistë për sajtin azerbajxha­nas, "Sportnet", i cili analizon humbjen e Kukësit dhe të ardhmen e Karabakut në Champions.

Para ndeshjes ju ishit am- bicioz. Pse skuadra juaj u mund dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol?

Është e vërtetë se ne dëshironim të kalonim Karabakun, por niveli i kundërshta­rit ishte shumë i lartë, kështu që e dinim që do të ishte shumë e vështirë. Kështu ne e nisëm lojën duke u mbrojtur, por nuk arritëm që ta bëjmë surprizën në Karabak.

Pas pësimit të golit, u duk se skuadra juaj u ndie e pashpresë?

Mbase, por po të shënonim një gol gjërat do të ishin komplet ndryshe. Megjithatë, episodi i ndëshkimit me karton të kuq ishte momenti që e mbylli ndeshjen për ne. E përsëris sërish, se ne jemi dëshmitarë se sa i fortë ishte kundërshta­ri ynë. Mendoj se Karabaku është skuadra më e fortë që ne kemi parë në këto dy turet e Champions-it.

Çfarë mendoni për episodin e penalltisë së parë për Karabakun?

I pyeta lojtarët në pushim dhe ata më thanë që ishte penallti.

Pas kësaj humbje 3- 0, a e pranoni që rezultati i ndeshjes së parë ( 0- 0) ishte një koincidenc­ë?

Jo, nuk mendoj kështu. Karabaku nuk shënoi gol në ndeshjen e parë në Shqipëri, pasi ne u mbrojtëm shumë mirë. Por, ne nuk u kualifikua­m, pasi Karabaku është skuadër më e mirë se ne. A mundet Karabaku që ta kalojë BATE- n në turin tjetër?

Opinioni im është se Karabaku e kalon BATE- n dhe ju uroj fat. Them se Karabaku do të jetë për herë të dytë radhazi në grupet e Champions-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania