Panorama Sport (Albania)

Teuta “ngel në klasë” dy mbrojtës sllavë

Osmanoviç dhe Matkoviç nuk kanë bindur durrsakët, tjetër shans për braziliani­n Xheferson

-

Osmanoviç dhe Matkoviç nuk do të nënshkruaj­në me Teutën. Të dy mbrojtësit e qendrës kanë qenë gjatë kësaj periudhe në provë, por asnjëri prej tyre nuk ka bindur stafin teknik dhe drejtuesit vendosën të mos u ofronin kontratë. Edhe pse fillimisht mbrojtësit u bashkuan me bregdetarë­t, si lojtarë që do të bënin diferencën në "zemër" të mbrojtjes, gjatë seancave stër- vitore kanë treguar të kundërtën. Burime pranë stafit teknik bëjnë me dije për "Panorama Sport" se ata kanë qenë të pakënaqur nga kualiteti, por edhe nga forma që futbollist­ët kishin. Në këtë mënyrë ata vendosën të hiqnin dorë prej tyre, ndërkohë në provë vazhdon të jetë Xheferson Cerqueira Santana, i cili është bashkuar vetëm pak ditë më parë me bregdetarë­t. Sot do të jetë vendimi final për fatet e mbrojtësit brazilian, që në sezonin e fundit është aktivizuar në Serie D në Brazil me ekipin e Placido de Kastro, ku në total ka luajtur tri ndeshje, ndërsa më herët ka qenë pjesë e ekipit të Flamengo BA në Baiano 1. Pas afrimit të Ditmar Bicajt, stafi teknik kërkon edhe një tjetër mbrojtës qendre dhe përveç Xheferson janë në bisedime edhe me një lojtar tjetër. Ndërkohë, te Teuta pritet të afrohet edhe një portier tjetër, si rezervë e ish-portierit të Kombëtares Isli Hidi, i cili do të jetë numri një i bregdetarë­ve në sezonin e ri sportiv. Mësohet se me skuadrën ka ardhur për provë një maqedonas, por stafi teknik akoma nuk ka vendosur se çfarë do të bëhet me të. Ai ka treguar disa gjëra pozitive në ditët e fundit, por akoma nuk është marrë vendimi përfundimt­ar. Pas më shumë se tri javësh në Ohër, pasditen e sotme bregdetarë­t do të kthehen në Durrës për të vazhduar përgatitje­t për sezonin e ri sportiv, ndërsa të shtunën do të zhvillojnë një miqësore me ekipin e Egnatias në Rrogozhinë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania