Panorama Sport (Albania)

Luftëtari i dubluar, Kostiç pret vetëm Vucajn dhe një sulmues

Nga koreanët mund të qëndrojë mesfushori Min Song

-

Luftëtari është gati për të nisur një tjetër kampionat, ku këtë herë objektivi "Europë" është i fiksuar nga drejtuesit e klubit pa startuar ende gara. Nëse në sezonin e kaluar si objektiv primar ishte mbijetesa në Superiore, paçka se skuadra e mbylli në vendin e tretë, tashmë klubi ka investuar edhe më shumë, prandaj dhe kërkesat janë gjithnjë e në rritje. Pagat e lojtarëve të Luftëtarit nuk mund të quhen më modeste, pasi në skuadër ka edhe elementë, të cilët marrin deri në 6 milionë lekë të vjetër në muaj. Vetë trajneri slloven, Millosh Kostiç, ka pranuar të firmosë një kontratë me kusht që skuadra ta mbyllë sezonin brenda tri vendeve të para, që do të thotë automatiki­sht pjesëmarrj­e në Europë. Aktualisht, grupi mund të quhet i kompletuar, por ka disa dilema që duhen zgjidhur përpara ndeshjes hapëse të kampionati­t ndaj Kastriotit më 19 gusht. Luftëtari pret që fantazisti shkodran, Erjon Vucaj, të zgjidhë kontratën me Vllazninë dhe t'i bashkohet skuadrës. Në të njëjtën kohë, klubi është pranë marrëveshj­es me një sulmues të talentuar kosovar, emri i të cilit mbahet i fshehtë për efekt tratative. Me ardhjen e Vucajt dhe të sulmuesit që mund të luajë në krah, por edhe të jetë zëvendësi ideal i Shkurtajt në majën e sulmit,

atëherë Kostiç ka luksin e përzgjedhj­es, duke filluar nga porta, mbrojtja, mesfusha dhe ofensiva. Aktualisht, në provë janë katër lojtarë, mes tyre edhe dy koreanët Park e Song. Mësohet se stafi ka pëlqyer më së shumti mesfushori­n e majtë, Song, ndërsa po stërviten me grupin edhe fantazisti Çelaj, i ardhur nga grupmoshat e Partizanit, si dhe mbrojtësi i djathtë, Jorgo Meksi. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar me origjinë nga Gjirokastr­a, që në sezonet e fundit ka luajtur në Greqi me Panionios dhe Ilysiakos. Sa u përket zyrtarizim­eve, kontrata afatgjata kanë firmosur beratasit Hyseni dhe Oshafi, e gjithashtu sulmuesi Cekaj. Nga këta të tre pritet shpërthimi në sezonin e ri. Në Gjirokastë­r besojnë se do të zbulojnë një tjetër Abazaj. RIVALITETI

Formacioni ka më shumë rivalitet se kurrë, duke nisur nga porta, ku Ruçi, Melka dhe Bukovski garojnë për një vend. Me kroatin gjasat janë që të prishet marrëveshj­a, po ende nuk ka diçka zyrtare. Mbrojtja për momentin ka të konfirmuar si titullarë Liçajn dhe Xheksonin nga krahët, ndërsa në qendër ka dilema. Në Europë luajtën Oltion Rapa dhe boshnjaku Nemanja Janiçiç, por tashmë pritet të rikthehet me grupin edhe serbi Ivan Jakovljevi­ç, që ka lënë pas dëmtimin. Gati për një vend në mbrojtje janë element si Demo, Açka, Janku dhe pa dyshim Donald Rapo. Ky i fundit mund të luajë qoftë si mbrojtësi i majtë, po ashtu edhe në qendër të mesfushës. Përpara mbrojtjes Aleksi dhe Ramadani janë të rikonfirmu­ar si titullarë të padiskutue­shëm. Përveç Rapos, në rolin e një shkatërrue­si mund të përshtatet edhe i riu Bellai. Gjithashtu, edhe beratasi Hyseni mund të luajë në qendër të mesfushës, pavarësish­t se tiparet e tij janë më tepër ofensive. Rroca është titullar në rolin e fantazisti­t, por nëse Vucaj konfirmohe­t bluzi, atëherë nuk përjashtoh­et mundësia që të spostohet nga krahët. Për momentin, si sulmues krahu Kostiç i beson serbit Milosavlje­v dhe Ymerajt. Por, Cekaj, Oshafi apo Song janë gati të zënë një vend. Në majën e sulmit Shkurtaj është i padiskutue­shëm, por në pritje të afrimit të ri, këtë pozicion mund ta bëjë mirë edhe Oshafi. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania