Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu pret një mesfushor, Takaj ëndërron fitoren në KAS

Merkato drejt mbylljes, presidenti me mendjen te gjyqi

-

Skënderbeu duket se po e mbyll merkaton pa shumë bujë dhe normalisht jo me afrime të bujshme. Gjithsesi, pritshmëri­a është maksimale dhe objektivi mbetet i njëjtë nga ana e klubit. Do të kërkohet sërish titulli kampion dhe sigurisht paraqitja e mirë dhe promovimi i lojtarëve të rinj, të cilët mund të shiten jashtë vendit. Pikat e vetme të hapura në merkato janë pa dyshim afrimi i një tjetër mesfushori, që do të kënaqë Orges Shehin, pasi është reparti ku ka më shumë nevojë. Për këtë duket se është kërkuar afrimi i shkodranit Ardit Krymi, megjithëse tratativa duket disi e vështirë, pasi fillimisht lojtari duhet të shkëpusë marrëdhëni­et me Vllazninë. Pas merkatos në hyrje, e hapur mbetet edhe ajo në dalje, ku Bakari Nimaga vijon të jetë në pritje për t'u shitur. Klubi moldav, Sherif Tiraspol, që u eliminua nga Shkëndija vetëm tri ditë më parë, insiston për shërbimet e malienit, por duhet të kënaqë më parë

Skënderbeu­n.

Takaj - Presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, natyrshëm që është në ankth për atë që e pret klubin në lidhje me gjyqin në KAS. Beteja me UEFA-n është kryesorja, pasi varen shumë gjëra. Në prononcimi­n për "RTSH Sport", Takaj tregohet besimplotë se çështja e nisur me UEFA-n do të mbyllet në favor të klubit. "Betejën e kemi me UEFA-n dhe me këtë çështje nuk po merremi vetëm sot, kemi dy vite që merremi. Kemi qenë shumë të suksesshëm me futbollin dhe i kemi arritur të gjitha, ndoshta kemi kaluar edhe pritshmëri­të. Tani kemi betejën e madhe me UEFA- ën dhe shpresojmë shumë ta fitojmë. Nëse e arrijmë këtë, do të jetë fitorja më e madhe për Skënderbeu­n", - theksoi Takaj, për të folur më pas për sezonin e ri. "Skënderbeu e ka siguruar vetë buxhetin dhe ka qenë kaq i suksesshëm.

Jemi ndër ekipet shqiptare model, pasi kemi arritur të sigurojmë të ardhura për një të ardhme të suksesshme. Objektivi është i qartë. Çdo lojtar që vjen te klubi ynë, sado i ri qoftë, e di çfarë objektivi ka. Futet në fushë vetëm për fitoren". Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania