Panorama Sport (Albania)

Devolli kërkon afrime: S'jemi ende... ekip

-

Kamza nuk është konsolidua­r ende. Këtë e pranon edhe vetë trajneri Bledar Devolli. Deri më tani klubi ka konfirmuar afrimet e lojtarëve që janë relativish­t në një moshë të re si Majkëll Peçi, Xhulio Turhani, Albi Koldashi dhe Klevis Sadiku, ndërsa goditjet në merkato mund të quhen në sulm. Klubi ka zyrtarizua­r malazezin Ognjen Roloviç dhe argjentina­sin Nestor Martinena, i cili rikthehet në Shqipëri pas shtatë vitesh, teksa më parë ka luajtur me Dinamon në sezonin 2010-2011. Ndërkohë, afrim konsideroh­et edhe ish-kapiteni i Luftëtarit, Orjad Beqiri. Mbrojtësi vlonjat ka rënë dakord për kontratën, por mësohet se ende nuk ka firmosur. E njëjta gjë edhe me të rinjtë Kristi Kote e Rigers Balliu, që vijojnë të stërviten me Kamzën. Klubi për komentin ka një ngërç financiar, pasi ende bashkia nuk ka dhënë sinjale bashkëpuni­mi me presidenti­n aktual, Naim Qarri. Në rrezik është edhe zhvillimi i fazës përgatitor­e në Maqedoni, paçka se klubi ka siguruar se sot skuadra do të niset drejt Ohrit.

TRAJNERI

Bledar Devolli beson se drejtuesit e klubit do të kompletojn­ë në kohë grupin. Apeli i tij është i qartë. "Pres që të plotësojmë grupin, sepse për momentin nuk jemi ende ekip. Duhet të kemi një ide më të qartë për objektivat dhe çfarë na duhet për të forcuar grupin. Do flas me drejtuesit, pasi janë akoma disa vende për të plotësuar ekipin. Jemi pak vonë të them të drejtën, por drejtuesit më kanë premtuar që shumë shpejt do ndërhyhet aty ku kemi nevojë. Besoj se me plotësimin e grupit dhe me stërvitjet çdo ditë, duke futur këtu edhe miqësoret në Maqedoni, do të kemi një ide më të qartë për ekipin. Pastaj mund të flasim për javën e parë të kampionati­t dhe ndeshjen me Tiranën", deklaroi trajneri gjirokastr­it i Kamzës për "SuperSport". Ndërkohë, ai vijon të shfaqë edhe si trajner karakterin që ka pasur në fushën e lojës. "E bëj me pasion këtë punë, nuk është çështje lekësh. Punoj si të jetë dita e parë. Dua t'u marrë maksimumin lojtarëve që kam". A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania