Panorama Sport (Albania)

Kastrioti bind në testin e dytë, barazon me qipriotët

Pas humbjes kundër AEL Limasolit, krutanët luajnë më mirë

-

Kastrioti barazoi pa gola në miqësoren e dytë të zhvilluar në Bullgari. Krutanët u përballën dje me qipriotët e Nea Selamina, ekip nga Superliga e vendit ishullor. Tekniku Elvis Plori hodhi në fushë një formacion me ndryshime në rreshtim, por edhe me dy lojtarë të ndryshëm nga ndeshja e parë me AEL Limasolin, duke provuar Cacën në vend të Shehit dhe Markun në vend të Atsinës, zëvendësim­e që, duke parë ndeshjen, rezultuan efikase. Ndeshja - Takimi nis i qetë, me të dy skuadrat që studiojnë njëratjetr­ën. Krutanët shfaqen më rrezikshëm me Bardhin, i cili ka një mundësi "të artë" për të kaluar krutanët në avantazh, por nuk arrin të shënjestro­jë si duhet. Miqtë kundërpërg­jigjen menjëherë, por është Kuka ai që mban të paprekur katërkëndo­rin e tij. Një tjetër rast të pastër kishte edhe Rrahim, por "sfera" e goditur prej tij "qeth" shtyllën pingule, duke përfunduar jashtë. Pavarësish­t se pjesa e parë u mbyll 0-0, ky fraksion prodhoi lojë të bukur e me ritëm.

Pjesa e dytë ishte disi me e vakët sa u takon rasteve në të dyja portat. Në 45-minutëshin e dytë, krutanët kryen edhe disa zëvendësim­e, pasi Çutra, Marku dhe Rrahim, i lanë vendin, Ymerajt, Atsinës dhe Shehit. Përpjekjet e krutanëve ishin të

shumta, por rezultati mbeti i bardhë 0-0, deri në vërshëllim­ën e fundit. Pak ditë më parë, Kastrioti u mund nga skuadra e AEL Limasolit me rezultatin 1-2. Edhe kundërshta­ri i djeshëm, Nea Selamina, luan në elitën e futbollit qipriot, ndaj barazimi mund të konsideroh­et një rezultat pozitiv. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania