Panorama Sport (Albania)

Dy talente për Elbasanin, gati lista me afrimet “big”

-

Elbasani ka "hapur" dyert këto ditë për lojtarët që duan të afrohen në skuadër dhe të provohen për të fituar një vend në klubin verdheblu për këtë sezon. Numri i tyre rritet nga dita në ditë, ndërsa për cilësinë ka ende dyshime, duke qenë se në testin e bërë brenda shtëpisë, nuk u evidentuan lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Gjithsesi, përgjigjja përfundimt­are pritet të jepet në fund të javës, ku do të kryhet edhe një tjetër test miqësor. Në lidhje me afrimet, me verdheblut­ë janë afruar edhe dy sulmues të rinj në moshë. Bëhet fjalë për Kejdi Ballën, i cili vitin e kaluar ishte ka Elbasani që i mungon Superiores. Verdheblut­ë kanë qenë për herë të fundit në elitë në sezonin 2014-2015. Kampionati i ardhshëm do të jetë i 4-ti radhazi që ekipi nuk është pjesë e më të mirëve.

pjesë e Luftëtarit, por nuk iu dhanë hapësirat për të treguar veten. Të dhënat e lojtarit janë shumë të mira dhe sipas të gjitha gjasave mund të konsideroh­et si një lojtar i Elbasanit. Gjithashtu, në skuadër është rikthyer edhe Sherif Sadiku, i cili vitin e kaluar militoi në radhët e Shkumbinit.

Përpos tyre, me Elbasanin ka dalë në stërvitje edhe ish- portieri i Apolonisë, elbasanasi Argjend Hasfatija. EMRAT "BIG" - Në futboll nuk ka shumë rëndësi sasia, por cilësia. Këtë gjë e dinë mjaft mirë edhe në Elbasan, ndaj për momentin nuk janë të kënaqur me afrimet provizore që janë bërë. Në Kategorinë e Parë duhen shumë përforcime dhe emra "big", të cilët mund të mbajnë mbi supe shumë përgjegjës­i dhe t'i mundësojnë skuadrës realizimin e objektivav­e. Verdheblut­ë i kanë bërë piketimet në merkato, por pa bërë njëherë një spastrim të prurjeve të shumta, nuk kanë ndërmend që të zyrtarizoj­në afrimet. Megjithatë, e gjitha mbetet për t'u parë se çfarë do të bëjnë drejtuesit, nëse do t'ia dalin të formojnë një skuadër pretendent­e apo do mjaftohen me të rinjtë. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania