Panorama Sport (Albania)

Gjyla dhe Sefa, kritika dhe thirrje për Lushnjën

-

Trajneri i Lushnjës Ilir Gjyla dhe kapiteni i skuadrës Fatjon Sefa tregojnë për "Panorama Sport" Lushnjën e deritanish­me. Skuadra myzeqare ka një muaj që përgatitet për sezonin e ri (2 korrik-2 gusht) në kushtet e shtëpisë. Të shoqëruar me tri takime miqësore, të cilat i ka humbur.

GJYLA - "Kjo gjendje është sepse nëse skuadrat e tjera bëjnë dy seanca ditore sepse e kanë mundësinë për ta bërë, kanë fushat, ne nuk i kemi mundësitë. Patjetër që ky nuk është justifikim, por është diçka reale. Është hera e tretë që futemi në fushë. Është shpejt për të folur. Kemi më tepër se një muaj kohë për të parë se çfarë do të sjellin këta lojtarë. Unë mendoj se që të hysh në Superiore dhe të jesh pretendent, duhet shumë punë. Kemi thënë që paralelish­t me objektivin duhet të jenë edhe shumë gjëra të tjera, ku disa prej tyre i kemi, ndërsa disa të tjerë jo. Bazën materiale e kemi, por na mungon fusha. Kemi mundësinë që të grumbulloh­emi dhe të zhvillojmë një fazë stërvitore normale, por na mungon fusha. I bëj thirrje klubit që minimalish­t të na lejojë të stërvitemi 2-3 herë në fushën e stadiumit. Mendoj që në vazhdimësi do të jemi duke parë ndeshjet, duke parë defektet që kemi dhe do t'i riparojmë për të ardhmen. Kemi programuar një tjetër miqësore ditën e shtunë", është shprehur tekniku i lushnjarëv­e, Ilir Gjyla.

SEFA - "Të jemi realistë, duhet shumë punë për të treguar veten denjësisht në këtë kategori. Duke parë edhe këto tri ndeshjet miqësore, shpreh që nuk jemi mirë. Nuk jemi mirë aty ku duhet, aty ku Lushnjës i ka hije. Do të thosha që kemi kohë, edhe një muaj kohë për të rikuperuar disa gjëra që na mungojnë në ekip. Por është shumë e vështirë dhe këtë e them me plot bindje. Do të kemi një garë shumë të fortë përpara. U bëj thirrje të gjithëve ta ndihmojnë këtë Lushnjë, sa janë në kohë. Për të mirën e të gjithë qytetit, të këtyre sportistëv­e që po sakrifikoj­në, të jemi të bashkuar. Kjo është ideja ime. E përsëris se ekipi nuk është në rrugën e duhur për në Superiore", tha kapiteni Fatjon Sefa. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania