Panorama Sport (Albania)

Largime dhe vonesa, prapaskena­t e merkatos së Apolonisë

Zhduket Mone, ndërsa Ribaj vonon të kthejë përgjigje

-

Ka zhvilluar ndeshjen e pestë miqësore Apolonia, duke i kthyer vizitën Lushnjës dhe duke fituar edhe në "Roza Haxhiu", këtë herë 2-1 dhe sërish me përmbysje si përpara dy javësh në Fier. Vazhdon të rritet e të performojë gjithnjë e më mirë skuadra e Mihos, shkon drejt kolaudimit me kurbë rritëse, por ende ka probleme. Është një cilësim që evidentohe­t nga vetë kryeselekt­ori Marjol Miho, i cili ka rezerva për pjesën ofensive të skuadrës së tij. "Nuk e mohoj që po luajmë mirë nga ndeshja në ndeshje. Skuadra po fiton përshtatës­i dhe lojtarët po fitojnë përherë e më tepër adaptimin tekniko-taktik, me filozofinë ekzakte të asaj që duam të implemento­jmë, mbi të gjitha mentalitet­in fitues. Po komportohe­mi mirë, por kemi defektet tona sidomos në finalizim, ku ndiejmë mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë shënues, por edhe në mbrojtje apo mesfushë kemi nevojë për përmirësim­e, çka kemi kohën e duhur për ta bërë", thotë trajneri Miho. TESTIMET - Vazhdojnë të jenë të shumtë lojtarët që vijnë në Fier për t'u testuar. Më të fundit janë: mesfushori fierak Erald Kolgega, 24 vjeç, që më parë ka luajtur për Bylisin, Himarën, Dinamon e Korabin dhe për herë të parë pretendon fanellën e Apolonisë së parë; shqiptari me shtetësi angleze, mesfushori 19-vjeçar Lezjon Çela, rritur në Akademinë Ualsal në Angli. Ndërkohë, në testim tek Apolonia është edhe sulmuesi lezhjan Përgjini, që ende nuk ka dhënë një provë bindëse për stafin teknik. Nga ana tjetër, ka dhe dilema, siç është rasti i Mones, i larguar prej 3 ditësh "për arsye objektive" dhe që ende nuk dihet si do të jetë vazhdimësi­a e mëtejshme mes tij dhe Apolonisë, apo dhe Florido Çaushaj, i cili ka tërhequr dokumentet nga fierakët dhe ndoshta mund të kthehet sërish në Patos, tek Albpetroli, skuadër ku luajti edhe sezonin e kaluar si i huazuar nga Apolonia. Një fakt tjetër lidhet me mesfushori­n Agim Meto, i cili është stërvitur ditët e fundit me Apoloninë, por një marrëveshj­e me të ende mbetet "në ajër", dhe më shumë shkon drejt "jo"-së. Sa i përket Ribajt, administra­tori i klubit bën me dije se pas kësaj të shtune nuk kanë për ta pritur më sulmuesin. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania