Panorama Sport (Albania)

Sulm nigerianës­h për Tomorin

Rikthehen futbollist­ët që kanë akord, vjen edhe mesfushori Alvi Ahmetaj nga Tirana

- ERIS SYLYKU

omori i sezonit të ardhshëm pritet që të ketë një kualitet akoma edhe më të lartë nga ai e edicionit të kaluar, ku do të synohet në mënyrë të padiskutue­shme rikthimi në elitë. Diçka e tillë është shprehur edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, që është edhe presidenti i klubit me aksione të plota, të cilat i zotëron institucio­ni që ai udhëheq. Në këtë mënyrë, organizimi ka filluar seriozisht dhe gjithçka pritet të konkretizo­het me rezultatet që do të grumbulloh­en në kampionat. Ndonëse me vonesë, merkato në hyrje sapo ka filluar për beratasit dhe gjatë ditëve të ardhshme

priten zyrtarizim­et e para. Drejtuesit e kupolës po punojnë për të sjellë emra që do të rrisin kualitetin e Tomorit, në mënyrë që të jenë një nga rivalët e drejtpërdr­ejtë për t'u ngjitur në Kategorinë Superiore. Gjatë ditëve është vërejtur një "fluks" të huajsh, më ekzaktësis­ht nga Nigeria dhe Brazili. Lojtarët duket se kanë mbyllur çdo marrëveshj­e dhe tashmë nuk ngelet gjë tjetër veçse firmës.

MERKATO - Sulmuesi i Egnatias, Isinaki Kingsley Ogbodike, është një nga futbollist­ët që ka dalë në stërvitje me Tomorin dhe pa dyshim mund të quhet si një nga goditjet më të bujshme deri në këto çaste. Ogbodike është aktivizuar për 18 ndeshje në radhët e rrogozhina­sve, duke shënuar 5 gola, teksa në krahun tjetër ka mbajtur edhe peshën më të madhe të skuadrës. Sulmuesi 19vjeçar mund të konsideroh­et si një nga pikat kryesore të fazës ofensive, pasi pritet shumë dhe "sytë" do të jenë pikërisht të përqendrua­r tek ai. Ndërkaq, me Tomorin ka dalë në stërvitje edhe mesfushori Bright Friday, i cili ka treguar një performanc­ë të mirë me Shkumbinin. Friday ka qenë i huazuar nga Egnatia, teksa në 14 ndeshje me peqinasit ka arritur të sigurojë 3 gola, nga ku njëri prej tyre ka qenë vendimtar në mosrënien direkte të Shkumbinit nga kategoria. Friday luan në të dyja krahët e mesfushës, duke pasur një shpejtësi të jashtëzako­nshme dhe teknikë për t'u admiruar. Gjithashtu, pjesë e beratasve është bërë edhe mesfushori i Tiranës, Alvi Ahmetaj. Ky i fundit është 19-vjeç, teksa ka pasur disa minuta në dispozicio­n me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Ndërkaq, skuadrës i janë bashkuar edhe dy blerjet e kësaj merkatoje, Kadri Birja dhe Ardian Gega. Ndërsa janë ribashkuar, Koleci, Mersini, Mitraj dhe Gjonaj. Po ashtu, me ekipin është bashkuar dhe sulmuesi kavajas, Lucy Kanapari. Ekipi vazhdon normalisht seancat stërvitore, ndërsa stafi teknik po sheh mundësinë që të luajë edhe takime miqësore. Në këto ndeshje, do të kenë mundësinë që të shohin formën e çdo lojtari, si edhe për të përshtatur skemat. Për momentin ende nuk janë konfirmuar ekipet kundërshta­re me të cilat do të luajë Tomori në vazhdim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania