Panorama Sport (Albania)

“Basti” i Rulit: Do kthehemi nga Gjermania me medalje

"Gega, Smajlaj dhe Burraj, në formë të shkëlqyer"

- ARTIN LLESHAJ

ë datat 6 deri më 12 gusht, në Berlin zhvillohet Kampionati Europian i Atletikës dhe Shqipëria do të përfaqësoh­et në këtë event me tre atletët. Luiza Gega do të garojë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Izmir Smajlaj në kërcim së gjati dhe Franko Burraj në garën e 400 metrave. Presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, në një rrëfim për "Panorama Sport", tregon gjendjen e sportistëv­e dhe pritshmëri­të për eventin e Gjermanisë.

Si duket atmosfera në atletikën shqiptare, tashmë që jemi vetëm pak ditë larg Kampionati­t Europian?

Këtë parapërgat­itje dua ta ndaj me të gjithë sportdashë­sit shqiptar, me ata që janë të apasionuar pas atletikës, me të gjithë trajnerët që drejtojnë atletikën shqiptare në çdo skaj të vendit dhe me të gjithë ata që e promovojnë këtë sport në çdo pjesë të Shqipërisë. Dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë Tiranë, zotin Erion Veliaj, të cilin e konsideroj si një atlet që bën pjesë në federatën tonë, dhe që na ka mbështetur gjithmonë. Gjithashtu dua të falënderoj sekretarin e përgjithsh­ëm të Këshillit të Ministrave, që na është gjendur pranë, bashkë me të gjithë shefat e klubeve, për këtë përgatitje të ekipit tonë kombëtar, në prag të Kampionati­t Europian që do të zhvillohet në Berlin.

Çfarë prisni nga Luiza Gega në këtë Europian? Besoni se do të përsërisë sukseset e kaluara?

Luiza Gega është ikona e atletikës shqiptare, pasi ka mbi dhjetë vite që na sjellë suksese dhe medalje dhe ka sakrifikua­r të gjithë rininë e saj për këtë sport. Luiza do të garojë në garën e 3000 metrave në datën 9 gusht dhe duke parë gjendjen e saj, ne shpresojmë dhe besojmë që do të kthehet nga Kampionati Europian me medalje ari. Luiza ka një formë të mrekullues­hme dhe ambiciet e saj janë shumë të mëdha, ku ka mbi një vit që bashkë me trajnerin e saj po sakrifikoj­në duke u stërvitur kudo si në pistë apo mal, për të qenë sa më të gatshëm për këtë event të rëndësishë­m.

Një tjetër atlet shumë premtues është Franko Burraj.

Franko është një atlet i nivelit ndërkombët­ar, një super talent, i cili në 400 metra ka regjistrua­r kohën 45 sekonda.

Një rezultat i jashtëzako­nshëm, i arritur nga djalosh 20vjeçar, që flet shumë pak dhe mendon vetëm për t'u stërvitur. Federata do ta shikojë si një atlet ndërkombët­ar dhe jo vetëm si një atlet i kategorisë së parë që ishte deri dje. Kemi biseduar me Komitetin Olimpik për këtë djalë, në mënyrë që të ketë edhe ai një bursë olimpike. Besojmë që shumë shpejt, Franko do të arrijë normën olimpike për "Tokio 2020", duke parë punën e madhe me vullnet dhe pasion, që kryen bashkë me trajnerin e tij Bruno Rrotani. Ndërkohë, më vjen keq për

David Nikollin, i cili nuk u bë pjesë e këtij delegacion­i, por që vitin tjetër shpresoj që do të jetë pjesë e padiskutue­shme.

Ndërkohë, Izmir Smajlaj është parë në një formë të jashtëzako­nshme gjatë fazës përgatitor­e. Mendoni se do ta lërë pas rezultatin jo shumë të kënaqshëm që arriti në Tarragona?

Izmiri është një atlet i një niveli shumë të lartë, i cili na ka bërë krenarë me garat e Beogradit, ku medalja e fituar ka një vlerë të veçantë pasi shqiponja jonë dykrenore u valëvit në mes të Beogradit. Vetëm tre persona e kanë ngritur flamurin

në Beograd dhe njëri ndër ta është Izmir Smajlaj. Në Tarragona, Izmiri mori përsipër një risk shumë të madh për të tentuar në rezultatin maksimal, dhe duke qenë se specifika e kësaj gare është precizioni i lartë, rezultati ishte më i ulët se aftësia që ka Izmiri. Por, tashmë ne shkojmë me shumë besim në Kampionati Europian. Nesër (sot) do të udhëtojmë drejt Berlinit bashkë me Izmirin, pasi ditën e hënë në orën 16:30, Izmiri ka garën e parë eliminator­e, e cila është me shumë përgjegjës­i. Duke parë formën aktuale, pritshmëri­të për këtë

MMA/ Elbasanasi nuk njeh rivalë

garë janë shumë të mëdha. Izmiri gëzon një formë të shkëlqyer, ka një shpejtësi të paimagjinu­eshme në 100 metra, duke arritur kohën 10.3 apo 10.4 sekonda, në seancat stërvitore. Ka përmirësua­r të gjitha parametrat e kërcimit së gjati dhe shpresojmë shumë që të rikthehet me një sukses në Shqipëri.

KOKSH dhe Federata e Atletikës vetëm një ditë më parë shpërblyen Luiza Gegën për suksesin në Lojërat Mesdhetare. Mendoni që atletët do të jenë më të motivuar pas këtij gjesti?

Dua të falënderoj Komitetin

Olimpik për vlerësimin që i bëri Luiza Gegës në prag të garës. Pasi edhe pse është një premio modeste, ka një ndikim pozitiv tashmë që jemi vetëm pak ditë para garës. Gjithashtu edhe ne, me mundësitë e kufizuara që kemi, falë partnershi­pit me Postën Shqiptare, të gjithë premion që morëm nga ta, ia kaluam Luizës Gegës, pasi e meriton plotësisht. Së fundmi dua të falënderoj "Panorama Sport", pasi jeni e vetmja gazetë sportive që na bëni të ndjehemi krenarë dhe interesohe­ni për ne, pasi gazetat e tjera politike as që duan t'ia dinë për atletikën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania