Panorama Sport (Albania)

Alegri: E falënderoj, Higuain një lojtar i madh

“Bonuçi s'ka ndryshuar për 6 muaj, keqardhje për Kaldarën”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

onuçi, Kaldara dhe Higuain. Juventusi, në Atlanta, mundi me penallti yjet e futbollit amerikan, por mendimet e trajnerit Masimilian­o Alegri janë te merkatoja dhe te mega-operacioni me Milanin, i cili është përmbyllur një ditë më parë në Itali. "Mendoj se ishte operacioni i duhur si për ne, ashtu edhe për skuadrën e Milanit", tha tekniku bardhezi pas ndeshjes, duke u ndalur specifikis­ht te Leonardo Bonuçi, që rikthehet në Torino një vit pas largimit në "San Siro".

MERKATO - "Bonuçi rikthehet te ne pas një viti. Është një futbollist i rëndësishë­m me teknikë dhe personalit­et dhe në gjashtë muaj nuk ka ndryshuar absolutish­t", shtoi Alegri, duke i vendosur edhe kapakun në këtë mënyrë të gjitha mosmarrëve­shjeve të së shkuarës me qendërmbro­jtësin. "Për sa i përket Matias, në fakt më vjen keq, sepse së bashku me Romanjolin dhe Ruganin bëjnë pjesë në treshen e mbrojtësve të rinj më të fortë që janë në Itali. Por kjo është merkatoja dhe na detyroi që ta linim të largohej. Te Milani do të ketë mundësi të përmirësoh­et dhe mendoj se kjo është e drejtë edhe për të". Nuk mund të mungonin fjalët më të mira edhe për "El Pipita", një tjetër kampion që shkoi në drejtim të kundërt: "Higuain? E falënderoj! Dha gjithçka këto dy vite që ishte me ne. Milani ka transferua­r pa dyshim një sulmues të madh".

NDESHJA - Pastaj një koment për testin e fundit kundër "Mls All Star": "Uroj të gjithë lojtarët që zbritën në fushë. Ishte një mundësi e mirë për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe, në një stadium të shkëlqyer përpara 70 mijë personave". Zbritja e radhës në fushë e "Zonjës së Vjetër" do të jetë më 5 gusht kundër kampionëve të Europës, Realit të Madridit. Por çfarë parashikon Alegri në miqësoren kundër ish-skuadrës së Kristiano Ronaldos? "Do të jetë shumë e vështirë për të dyja skuadrat. Shpresojmë që të mund t'i mbyllim përgatitje­t e fazës përgatitor­e në mënyrën më të mirë të mundshme. Është e rëndësishm­e që askush të mos na vritet. Pastaj një fitore do të ishte prelud i mirë për nisjen e sezonit me këmbën e mbarë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania