Panorama Sport (Albania)

Favili pushton sërish skenën, “Zonja” gjunjëzon yjet e MLS-së

Tjetër gol për bomberin e ri juventin, De Shiljo dhuron fitoren pas penalltive

-

Afruan Kristiano Ronaldon me shumë bujë dhe me po kaq bujë shitën edhe një si Gonzalo Higuain, por te Juventusi mund të rrinë të qetë dhe të ëndërrojnë në mënyrë madhështor­e për të ardhmen, sepse një tjetër "Higuain" pushton skenën amerikane me ngjyrat bardhezi, një bomber race, që nuk ka ndërmend të ndalet së shënuari. Andrea Favili është pa dyshim ylli i vërtetë i Juventusit në këtë periudhë vere, sepse asnjë tjetër si ai nuk ka ditur të tërheqë vëmendjen në turneun "Internacio­nal Champions Cup", në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 21-vjeçari vazhdon të shënojë me vazhdimësi dhe nuk duket se ka ndërmend që të ndalet. Pas dopietës kundër Bajernit të Mynihut, e cila e vuri në vitrinën botërore të merkatos, sulmuesi e vuri emrin e tij edhe në tabelën elektronik­e të "MercedesBe­nz Arena", në Atlanta, ku Juventusi luajti me yjet e kampionati­t amerikan (MLS), ndeshje e mbyllur në barazim 1-1, por kampionët e Serisë A fituan duelin, pas

goditjes së penalltive. Për djemtë e Masimilian­o Alegrit, protagonis­t ishte sërish Favili, i cili shënoi golin e avantazhit në minutën e 21-të, këtë herë me një goditje me kokë, pas harkimit perfekt të Pereiras nga mesfusha. Pjesa e parë ishte thjesht spektakola­re, me shumë raste për shënim nga të dyja skuadrat, por yjet e

"MLS"-së, barazuan shumë shpejt me Martinezin (minuta 26'), pas një kaosi në zonën e vogël të Sheznit. Pas shumë karambolim­eve të sferës në zonën juventine, Martinez tundi rrjetën, teksa portieri polak nuk diti të largojë siç duhet një goditje nga brenda zonë. Në pjesën e dytë, ritmi i lojës te torinezët ra, sidomos

edhe e hedhjes në fushë të shumë të rinjve nga trajneri Alegri, ndërsa amerikanët u lëshuan me forca të shumta drejt zonës së Sheznit, madje e shndërruan portën italiane në një tabelë qitjeje. Por portieri polak shpërblen gabimin në rastin e golit të barazimit dhe bën një seri pritjesh madhështor­e, të cilat mbajnë shifrat në 1-1, deri në vërshëllim­ën e trefishtë të arbitrit Sibiga. Në lotarinë e penalltive, Juventusi dhe lojtarët që morën përsipër goditjet nga pika e bardhë ishin thjesht perfekt, ashtu sikurse ndaj Benfikës, ndërsa yjet e "MLS"-së u dënuan nga shtylla e goditur nga Rajt-Filips dhe me De Shiljon që tregohet i saktë në penalltinë finale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania