Panorama Sport (Albania)

De Biazi: Kombëtaret një mallkim, Higuain-Milan supergodit­je

Ish-trajneri i Shqipërisë: Do vazhdoj komentator­in te “RAI”, ndryshe nuk ekziston për presidentë­t

-

Një muaj më parë Xhani De Biazi ishte i bindur se do të emërohej në krye të stolit të Polonisë, por ngjarjet rrodhën ndryshe, me trajnerin që çoi Shqipërinë në "Euro 2016", i cili vazhdon të studiojë ofertat. Në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport", tekniku ka folur për këtë argument, por edhe për shumë të tjerë.

Ta nisim nga Polonia, çfarë ndodhi?

Është një histori që nis shumë larg. Ishte viti 2013, kur Zibi Bonjek si president i Federatës polake të Futbollit më kontaktont­e për herë të parë për të drejtuar Poloninë. Gjithçka ndodhte përpara se të zgjidhej Adam Navalka, por unë isha i impenjuar me Shqipërinë dhe nuk arritëm asnjë marrëveshj­e. Zibi, disa javë më parë, u bë përsëri i gjallë, pasi kërkonte një pasues të Navalkës dhe për një ditë u ndjeva komisari teknik i Polonisë.

Kur ishte kjo ditë?

Kur unë dhe Bonjek lamë një takim në Romë për të përcaktuar detajet e fundit. Isha përgatitur dhe ndihesha gati për petkun e ri, por Bonjeku nuk u duk. Aty mora vesh, nga lajmet dhe jo nga Zibi, se trajneri i ri i Polonisë do të ishte Jerzi Brzeçek. Mënyra sesi ndodhi çdo gjë më lëndoi shumë. Bonjek është justifikua­r duke thënë se ju ishit zgjedhja e parë nëse do të emërohej një teknik jo polak... Pikë së pari, ai mund të bëjë dhe të thotë çfarë të dojë, por në këtë histori ka dy gjëra: ose e kam kuptuar unë gabim, ose ai nuk ka ditur të shpjegohet, megjithatë nuk i mbaj mëri, fundja nuk është stoli i dytë kombëtar që më rreshket nga duart. Edhe në 2016-ën, presidenti i Federatës Shqiptare nuk më pati lejuar të largohesha nga drejtimi i Shqipërisë, për të pasuar Antonio Konten tek Italia, me sa duket më kanë mallkuar.

Lajmi i keq i radhës, më 7 shtator Italia dhe Polonia do të përballen në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve dhe ju nuk do të jeni në koment për "Rai"-n. "Rai" bëri një zgjedhje më të qëndrueshm­e, duke rekrutuar Antonio Di Xhenaron. Ndeshjen time të fundit do ta komentoj pas dy javësh dhe do të jetë finalja e Supërkupës së Europës. Me "Rai"n bashkëpuni­mi vijon, gjithsesi. Kaq shumë ju pëlqen puna në televizion?

Po shumë. Pastaj televizion­i shërben për t'iu treguar presidentë­ve që një trajner është ende gjallë. Në futbollin e sotëm, nëse nuk dukesh nëpër televizion­e, nuk ekziston.

A keni pasur ndonjë kontakt nga ndonjë federatë apo klub kohët e fundit?

Përveç Polonisë, shumë fjalë, por asnjë vepër. Dua të punoj me ndonjë kombëtare, por kjo nuk do të thotë që përjashtoj klubet nga e ardhmja ime.

Alaveshi ishte përvoja juaj e fundit, çfarë kujtimesh keni?

Më mirë të mos flasim. Ishte një përvojë e tmerrshme, sepse nuk më bindi projekti, por ata bënë gjithçka për të më punësuar. Sapo pashë me sytë e mi situatën, i paralajmër­ova drejtuesit se do të ishte një punë e vështirë dhe se do të më duhej kohë. Në tetë ndeshje fitova tre, dy në kampionat dhe një në Kupën e Mbretit. Në raport me organikën, më dukej se po bëja në punë të mirë, por drejtuesve nuk u pëlqente. Alaveshi është ekip bask dhe, si të tillë, janë njerëz të mbyllur. Te Levante isha ndier shumë herë më mirë.

Do të rikthehesh­it në Itali? Tani them po, pavarësish­t se pas përvojës me Udinezen tetë vite me parë deklaroja se e kisha mbyllur kapitullin tim me Serinë A. Në Itali gjithçka varet nga rezultatet dhe mund të të përzënë shumë shpejt ose të të kontraktoj­në në kampionat e sipër. Në tre muaj nuk mund të bësh shumë gjëra. Vjet m'u ofrua një ekip që luftonte për mbijetetës, por pasi u mendova gjatë refuzova.

Për shkëmbimin mes Juventusit dhe Milanit, cili është mendimi juaj? Bonuçi është një mbrojtës i madh, por nëse do të isha drejtues i Juves, do të synoja te Kaladara, një titullar i ardhshëm i kombëtares italiane. Ai di të markojë, e bën shumë mirë rolin e stoperit, ndërsa Bonuçi është një libero. Kaldara ka fizik dhe është inteligjen­t, ndërsa Higuain, me aq gola sa ka bërë, nuk mund ta komentohet negativish­t. Keni ndonjë koment për Botërorin e fundit, si ju duk?

Pa dyshim që kishte me shumë cilësi se Europiani i 2016-ës, sidomos për sa i përket fazës së grupeve. Taktikisht hapësirat ziheshin mirë dhe aty dilnin në pah cilësitë e ekipeve që dinin të përmbysnin lojën dhe rezultatin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania