Panorama Sport (Albania)

Kaldara: Fola me Gatuzon, i emocionuar që do të luaj në krah të Romanjolit

-

Nëse Leonardo Bonuçi sapo ka filluar eksperienc­ën e dytë me Juventusin, Matia Kaldara provon herën e tij të parë me Milanin. Ish-mbrojtësi i Atalantës mbërriti në Itali paraditen e djeshme, me fluturimin e tij që përfundoi në aeroportin e Malpensës. I nisur nga SHBA, ku ishte i angazhuar në përgatitje me bardhezinj­të e Alegrit, 24-vjeçari kreu edhe vizitat në klinikën "La Madonnina", nga ku vetëm pak minuta përpara tij ishte larguar Gonzalo Higuaini.

Mbrojtësi shijoi nga afër gëzimin e tifozëve kuqezinj, që kishin ardhur për ta pritur për vizitat mjekësore e më pas firmën e tij që do ta lidhë pesë vjet me "Djallin". Koret ishin të gjitha për djaloshin që, përveçse të formojë një dyshe solide me Romanjolin, ka edhe detyrën që të bëjë të harrohet Bonuçi, një mision ky shumë i lehtë, të paktën për sa u përket ndjenjave të milanistëv­e. Siç dihet, Matia Kaldara mbërrin te Milani në këmbim të Bonuçit që vishet përsëri bardhezi. 24-vjeçari do të përfitojë 2 milionë euro në sezon, shifër që së bashku me një seri të bëshme bonusesh prek 2.5 milionë eurot vjetore. Kontrata prej pesë vitesh e bën pjesë të një projekti afatgjatë që ka si synim rikthimin e Milanit në elitë. Megjithëse shkëmbehet "kokë më kokë" për Juventusin, ky transferim vlen 18 milionë euro më shumë në buxhet, ndërsa Milani nuk shënon asnjë humbje në këtë aspekt, pavarësish­t se Bonuçi u ble një vit më parë për 42 milionë euro. Pasi kreu vizitat mjekësore, Kaldara së bashku me disa drejtues kuqezinj iu drejtua "Casa Milan", në hyrje të së cilës foli edhe fjalët e para si kuqezi për mediat. "Jam shumë i lumtur që ndodhem sot këtu. Kam folur edhe me trajnerin Gatuzo dhe disa shokë që i kam pasur tek Atalanta", tha Kaldara. I pyetur për numrin e fanellës dhe mbi partnerite­tin e ri në qendrën e mbrojtjes së Milanit me Alesio Romanjolin, 24vjeçari sqaroi: Nuk e di çfarë numri do të mbajë në fanellë, më duhet ta mendoj. Dyshja me Romanjolin? Do të jetë një përvojë emocionues­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania