Panorama Sport (Albania)

Perez “ngrin” gjithçka: Largohet nëse dikush paguan 750 milionë €

Presidenti madrilen vendos kushtin për Modriç

-

Ëndrrat, në radhë të parë, janë dëshira: ndodh që realizohen, por edhe që mbeten të tilla. Si në rastin e Interit, së paku për sa i përket emrit të Luka Modriçit, i cili gjatë orëve të fundit shihej gjithmonë e më pranë zikaltërve. Zërat e merkatos, megjithatë, janë frenuar (nuk dihet ende në mënyrë përfundimt­are) nga presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez. "Dikush duhet të jetë i gatshëm të paguajë 750 milionë ( euro)". Deklarata e numrit një të "Galaktikëv­e" ka qenë e qartë: lojtari (që rinovoi kontratën në nëntor 2016 deri në qershor të 2020-ës) nuk largohet nga Madridi nëse dikush nuk thyen çdo rekord shpenzimes­h. Ky është kushti. KONFIRMON PËRFAQËSUE­SI - Fjalët e Perezit për mikrofonat e "Marca"-s janë konfirmuar edhe nga përfaqësue­sit e lojtarit, të cilët janë shprehur se mesfushori ndihet i lumtur në Madrid. "Nuk ka asnjë tratativë, - zbulojnë gjithmonë nga Spanja, - kontrata e tij skadon në 2020-ën dhe, edhe pse interesi i Interit konfirmohe­t, në Madrid nuk ka pasur asnjë ofertë". NDRYSHE NGA CR7 - Rrethanat e situatës së Modriç janë ndryshe nga ato që përjetoi korrikun e kaluar Kristiano Ronaldo. Portugezi kërkoi në janar, përmes menaxherit të tij Mendesh, të largohej nga Reali i Madridit dhe marrëveshj­a me Juventusin u mbyll menjëherë pas Kupës së Botës. Në krahun tjetër,

edhe klubi madrilen ka besim të plotë te vazhdimësi­a e famës së "regjisorit" kroat, duke u nisur edhe nga paraqitja e këtij të fundit në Botërorin rus, ku u shpall lojtari më i mirë i eventit. Çmimi i Modriçit është, pa dyshim, rritur falë lojës dhe kontributi­t të tij për Kroacinë, që shkëlqeu dhe humbi kompeticio­nin vetëm në finale (ndaj Francës, 4-

2). Interesimi i Interit ka "turbulluar" një merkato që u "ndez" me transferim­in (e shekullit) e Kristiano Ronaldos te Juventusi, por te Reali i Madridit momentalis­ht mbizotëron optimizmi: nuk ka një çështje "Modriç", edhe pse janë të vetëdijshë­m që forma dhe roli i kroatit në skuadër nuk do jetë identik i viteve të kaluara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania