Panorama Sport (Albania)

Asensio tallet me De Gean, i thërret “Karius, Karius, Karius...”

Sulmuesi i Realit të Madridit ironizon spanjollin

-

Loris Karius nuk është bërë objekt talljesh vetëm i mediave dhe tifozëve, por edhe i kolegëve të tij. Marko Asensio është kapur teksa tall portierin e Liverpulit dhe shokun e tij në kombëtare, David De Gea pas miqësores së klubeve të tyre Mançester Junajtid-Real Madrid këtë javë. Në tunel është publikuar një video, teksa sulmuesi i Realit i thërret me humor De Geas plot tri herë "Karius" përpara se ta përqafojë portierin e Mançester Junajtid. Nuk ka shumë dyshime se kujt i referohej talenti spanjoll (portierit të Liverpulit), i cili u shndërrua në objekt talljesh pas dy gabimeve fatale që bëri në finalen e Ligës së Kampioneve kundër madrilenëv­e në Kiev. De Gea luajti gjatë 90 minutave në "Hard Rock Stadium" të Floridas të martën, ndërsa Junajtid mundi 2-1 Realin, ndeshje e vlefshme për "Internatio­nal Champions Cup". Por, ndoshta ai duhet të jetë i zhgënjyer që dështoi të ndalte golin e ngushëllim­it shënuar nga Benzema. Asensio po e thumbonte me shumë mundësi De Gean për paraqitjen e tij të dobët me kombëtaren e Spanjës në Botëror. De Gea u shpall portieri më i dobët në Rusi ku në 7 goditje u mposht 6 herë. Sa i përket Kariusit, ato dy gabime në finalen e majit i kushtuan shumë. Sepse Klop transferoi Alison Bekerin nga Roma për 65 milionë paund. I vetmi ngushëllim për portierin gjerman është lajmi se Alison ka vendosur që të mos ia marrë fanellën me numrin 1 këtë sezon, por do të mbajë numrin 13. A do të mjaftojë e gjitha kjo për ta ngushëllua­r sadopak Kariusin...?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania