Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Gorecka: S’më tremb konkurrenc­a

"Do të punoj fort për të treguar që e meritoj këtë fanellë"

-

Leon Gorecka nuk kërkon të jetë një prej shumë lojtarëve. 23-vjeçari është gati të mundë konkurrenc­ën e shumtë në skuadrën e trajnerit Kovaç. Lojtari është prezantuar dje zyrtarisht me skuadrën bavareze. Ai do të mbajë numrin 18. Leon është shprehur shumë i kënaqur për këtë mundësi dhe aventurë të re në Mynih. "Jam gati të luaj për Bajernin, e kam treguar edhe gjatë sezonit të fundit se çfarë jam në gjendje të bëj. Por, tani është një sfidë e re, do të punoj fort për të qenë pjesë e skuadrës", u shpreh lojtari që dje udhëtoi së bashku me skuadrën për në "Tegernesee".

PËR ROLIN E TIJ NË FUSHË

"Jam një lojtar shumë fleksibël dhe jam i gatshëm të luaj në pozicione të ndryshme nga se kam luajtur me skuadrën e Shalkes. I takon trajnerit të vendosë, jam gati të luaj kudo", deklaroi Gorecka. Kujtojmë që në mesfushë dhe në sulm, skuadra e Bajernit është e mbipopullu­ar. Frank Riberi, Arjen Roben, Serge Gnarbi, Kinglsej Koman, Reanto Sançez, Hames Rodrigez, Korentino Toliso, Havi Martinez dhe Tomas Myler janë në konkurrenc­ë për një vend titullari. Por Leon nuk i trembet askujt dhe kërkon të tregojë vlerat e tij që në fazën përgatitor­e me Bajernin. Fazë që ka filluar që në fillim të muajit korrik dhe do të vazhdojë deri më datën 9 gusht në "Tergenesee". Më skuadrën udhëtoi edhe kiliani Arturo Vidal që, me shumë mundësi, do të largohet nga skuadra bavareze pa filluar sezoni i ri. Një tjetër lojtar që është drejt largimit është edhe Sebastian Rudi, i cili mund të përfundojë në Lajpcig nën urdhrat e trajnerit Nagelsman.

Tani trajneri Kovaç ka një skuadër pothuajse të kompletuar dhe me 22-vjeçarin Gorecka që ishte edhe pjesë e skuadrës përfaqësue­se së Gjermanisë në Botërorin e Rusisë, ai do kërkojë të përforcojë skuadrën me një mbrojtës ose një sulmues të

dytë, edhe pse Sandro Vagener duket se do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Mynih. Bajerni tani mund të nisë i qetë fazën e fundit të përgatitje­ve dhe më pas të fokusohet totalisht në Superkupën e Gjermanisë ndaj Frankfurti­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania