Panorama Sport (Albania)

Uillian, viktimë e një mashtrimi

Trajneri Sarri, i zemëruar me sjelljen e sulmuesit brazilian: Do ulem të flas me të

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Uillian i zgjat dorën Çelsit. Ndërsa Mauricio Sarri ngre zërin pas rikthimit me vonesë të braziliani­t nga pushimet, duke thënë se "është e gjitha shumë e çuditshme dhe duhet të flas me të për të kuptuar më mirë. Nuk jam i lumtur për këtë situatë. Ajo është e çuditshme, por unë e konsideroj një lojtar klasi dhe mendoj se çdo klub kërkon t'i mbajë lojtarët më të mirë". Por, përveç problemit me pasaportën, në raportin e tensionuar mes sulmuesit brazilian dhe klubit del në sipërfaqe një tjetër histori, e lidhur me firmën false, pas së cilës Uillian është bërë viktimë. Futbollist­i, i cili kërkohet nga Mançester Junajtid, përmes profilit të tij në "Instagram", ka deklaruar se është gati që të denoncojë autorët e një letre që po qarkullon së fundmi, e cila mban logon e FIFA- s dhe firmën e tij. Në të shkruhet se ai ka autorizuar ndryshimin e menaxherit për të mundësuar transferim­in në "Old Trafford". "Gjatë orëve të fundit, - shkruan Uillian, - kam parë të qarkullojë një letër, në të cilën

zoti Denirobson Dias i ka lejuar zotit Rene Pinheiro Anunciação autorizimi­n për të më përfaqësua­r deri më 15 gusht për bisedimet me klubet angleze apo franceze. Dukshëm kam qenë objektiv i një mashtrimi. I kam sinjalizua­r avokatët e mi për ta zgjidhur

çështjen sa më parë. Uroj që të jem shpjeguar në mënyrë të saktë". Sarri e priste lojtarin në stërvitje përpara një jave, por ai u paraqit në "Cobham" 5 ditë më vonë për shkak të një problemi me pasaportën (i kishte skaduar). Trajneri i ri i Çelsit nuk është aspak i kënaqur nga

papërgjesh­mëria e lojtarit, pasi e planifikon­te atë titullar për ndeshjen e parë të Premier Ligës kundër Hadërsfill­dit. Përveç Junajtid, 29-vjeçari u kërkua me ngulm këtë verë edhe nga Barcelona dhe u përfol se edhe Reali i Madridit ishte i interesuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania