Panorama Sport (Albania)

Partizani 25 vite pa titull, Gega: Më duhen “gladiatorë”

"Unë nuk premtoj kupa, por punë ndryshe në klub. Kjo është dëshira dhe sfida ime"

- ILIR CARA

Partizani ka 25 vite që nuk shpallet kampi on dhe i fundit që e ka realizuar këtë mision ka qenë trajneri Suljeman Starova në vitin 1993. "Bobi" u kthye edhe disa herë të tjera në krye të "demave", por nuk e largoi "mallkimin" çereksheku­llor. Investimet nuk kanë munguar në këto 3 dekadat e fundit, por klubi nuk ka arritur ta gjejë çelësin e suksesit për të shkuar te titulli i shumëpritu­r. Së fundmi, frenat e skuadrës i ka marrë një ish-lojtar kampion me Partizanin, Skënder Gega, i cili po bën të pamundurën për të injektuar filozofinë dhe shpirtin e dikurshëm që e karakteriz­onte skuadrën e kuqe. Misioni është i vështirë dhe në prezantimi­n e Gegës si trajner nga ana e drejtorit Olsi Rama nuk u përmend fjala titull, por kthimi në identitet i legjendës së futbollit shqiptar. Në parim u fol për një bashkëpuni­m afatgjatë, ku drejtori Rama e quajti Gegën "Arsen Vengeri i Partizanit". Krahasimi mbase nuk qe i goditur, pasi vërtet Vengeri pati jetëgjatës­i tek Arsenali, por trofetë ishin të paktë, përkundrej­t përfitimit ekonomik që i solli klubit. Ndaj, e mira do ishte sikur të thuhej se Gega është "Fergusoni i Partizanit", për vetë trofetë e fituar nga Mançester Junajtid nën drejtim e Sir Aleks Fergusonit.

Kërkesat e trajnerit- Skënder Gega që në fillim ka vendosur një "bast" me veten për të qenë i prerë në punë dhe vendimet e tij, duke mos marrë parasysh asnjë fjalë apo konkluzion nga ambienti që e rrethon, por duke i besuar vetëm asaj që shikon dhe prek përditë në terrenin stërvitor. Mësohet se drejtuesit e klubit i kanë lënë dorë të lirë trajnerit në vendimmarr­je sa u përket lojtarëve dhe formacioni­t. Filozofia e Gegës për Partizanin lidhet pak a shumë me atë mentalitet që vetë trajneri është brumosur si lojtar kur ka veshur fanellën e kuqe. Gegës nuk i interesojn­ë emrat, lavdia, e shkuara apo paga që

marrin lojtarët, por kontributi dhe angazhimi i tyre në stërvitje. Ky plan i tij është miratuar edhe nga vetë drejtuesit e lartë, presidenti Demi dhe drejtori Rama. Pasojat e kësaj pune që po kryen Gega i ka pësuar Edgar Çani, Stefan Nikoliç apo ndonjë tjetër, ku duket qartë se

çfarë kërkon ai. Trajneri ua ka bërë të qartë drejtuesve, por edhe vetë lojtarëve se te Partizani kërkon burra, "gladiatorë", që luftojnë si në stërvitje dhe ndeshje. Këtë gjë trajneri Gega e pohoi kohë më parë edhe për "Panorama Sport": "Personalis­ht jam i qetë dhe i vendosur

në punë time dhe në misionin që kam marrë përsipër. Unë nuk premtoj kupa, por punë ndryshe në atë klub. Kjo është dëshira dhe sfida ime. Mua më duhen 'gladiatorë' që vrapojnë në fushë dhe jo emrat e CV-të. Gjithsekuj­t do t'i jap hakun, pa i bërë asnjë hile".

 ??  ?? Trajneri Trajneri i i të të kuqve kuqve ia ia bën bën të të qartë qartë klubit: klubit: Nuk dua dua lojtarë lojtarë me me CV, CV, por por ata ata që që vrapojnë vrapojnë në në fushë... fushë...
Trajneri Trajneri i i të të kuqve kuqve ia ia bën bën të të qartë qartë klubit: klubit: Nuk dua dua lojtarë lojtarë me me CV, CV, por por ata ata që që vrapojnë vrapojnë në në fushë... fushë...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania