Panorama Sport (Albania)

Osmani “çmend” vlonjatët, do 70 milionë lekë

Kuqezinjtë negociojnë me Teqjen, zbardhen prapaskena­t

- ERMAL SIKA

Tefik Osmani, kërkesë të "çmendur" për Fl amurtarin. "Panorama Sport" zbulon se mbrojtësi korçar u ka kërkuar drejtuesve të klubit 70 milionë lekë të vjetër në sezon për të firmosur me vlonjatët. Por, duket se në Vlorë nuk janë "çmendur" që të japin një shifër kaq të lartë për një mbrojtës, edhe pse Ilir Daja e ka kërkuar me insistim në skuadër. Kërkesa e lartë është pikërisht arsyeja që ende palët nuk kanë arritur akordin. Deri në këtë moment, as Osmani, por as drejtuesit e Flamurtari­t nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Qendërmbro­jtësi kërkon që t'i plotësohet kushti i tij, ndërsa klubi e cilëson të ekzagjerua­r shifrën. Drejtues të Flamurtari­t i kanë kërkuar Osmanit të ulë çmimin, në një kohë që lojtari pret edhe një përgjigje nga presidenti Ardjan Takaj. Nuk është çudi që në një kohë që ende nuk ka firmosur as me Skënderbeu­n, Osmani të bëjë prapaktheh­u dhe të pranojë ofertën e vlonjatëve me të tjera parametra. Kjo gjë mbetet për t'u parë, por është fakt se deri më tani asnjë prej lojtarëve të Skënderbeu­t që u përfolën për të ardhur në Vlorë, nuk iu bashkëngji­tën Ilir Dajës. Në klubin kuqezi kanë qenë të zhgënjyer nga mënyra se si kanë vepruar disa lojtarë që mbyllën sezonin në Korçë, pasi më parë i kanë dhënë fjalën Flamurtari­t, e më pas kanë vijuar me Skënderbeu­n.

IRONIA - Dje Osmani ka thumbuar me një status në "Facebook", ndërsa nuk dihet destinacio­ni i shënjestrë­s. Korçari 33-vjeçar njihet për mesazhe ironike në rrjetet sociale, ku shpesh bën edhe "filozofin". Këtë herë ai ka folur për aktorë dhe regjisorë. "Njerëzit po besojnë atë që është në skenë duke folur. Duhet të dëgjojnë dhe (regjisorin) që është mbrapa skenës duke prit me fol", shkruan Osmani në "Facebook".

TEQJA - Në një kohë që Osmani përflitet prej kohësh në Vlorë, drejtuesit e Flamurtari­t nuk kanë mbetur pa lëvizur. Ata kanë vijuar kontaktet me futbollist­ë të tjerë. Gazeta mëson se një prej tyre është Olsi Teqja. Flamurtari ka negociuar me lojtarin, aq më tepër që trajneri Ilir Daja e njeh mirë, pasi e ka pasur në kohën kur ishte në stolin e Tiranës. Qendërmbro­jtësi mund të përshtatet edhe në rolin e shkatërrue­sit

në mesfushë. Në sezonin e fundit, Teqja ka luajtur te Shkëndija e Tetovës, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Tiranës, Laçit, Bylisit, Apolonisë dhe Kastriotit. Nuk është çudi që lojtari të firmosë për Flamurtari­n, ndërsa ka marrë ofertë edhe nga klubi i Kamzës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania