Panorama Sport (Albania)

Modriç nis bisedimet, Perez: Dua 750 mln €

Kroati ka dhënë gatishmëri­në, pranon edhe ulje page. Takim me Perezin pas 8 gushtit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Për Modriçin, momen talisht, nga Interi ka vetëm heshtje. Shenjë që drejtuesit interistë po punojnë intensivis­ht për t'i garantuar Luçiano Spaletin mesfushori­n e ri që kishte kërkuar: por, objektivat mund të jenë dy. Nëse Arturo Vidal duket shumë pranë Milano, idejaëndër­r "Luka Modriç" mbetet ende për t'u diskutuar. Një ide "e çmendur" që po bën të ëndërrojnë tifozët e Interit. Po si lindi kjo pistë që ka vendosur momentalis­ht në plan të dytë një transferim si ai i Vidalit? Thjesht, nga një telefonatë e bashkëshor­tes së mesfushori­t kroat, Vanja Bozniç, e rritur në shkollën e Zdravko Mamiç.

FORMULA - "Doni Modriçin?", ka qenë pyetja e thatë. Interi nuk ka mundur të thotë jo. Bisedimet, ndërkaq, mësohet të mos kenë nisur këto ditë, por prej javësh. Duhet diskutuar, megjithatë, mbi shifrat: duke nisur nga paga prej 10 milionë eurosh neto deri në 2020-ën që Reali i garanton lojtarit, te mosha (32 vjeç, 33 në shtator), e deri te kostoja e kartonit. Në rastin e rrogës mësohet se mesfushori ka pranuar ta reduktojë me kusht që zikaltrit t'i ofrojnë një kontratë afatgjatë (deri në 2021-shin ose 2022-shin). E qartë që me Realin do jetë e vështirë të debatohet, aq sa Interi po beson verbërisht te Bozniç. Në fund të fundit, edhe marrëveshj­a CR7- Juve u menaxhua nga Mendesh, pasi Marota dhe bashkëpunë­torët e tij ndërhynë vetëm kur gjithçka ishte praktikish­t e mbyllur. A do replikohet skema? Ende nuk dihet.

TAKIM ME PEREZIN - Vetë Modriç do jetë nevoja që të flasë me klubin. Madje me Florentino Perezin, më saktë, për të reduktuar koston e kartonit: ka një klauzolë të lartë për "xhepat" e Interit. Por që mund të ulet vetëm me miratimin e numrit një madrilen, ashtu si ndodhi me Kristiano Ronaldon. Në këtë front sipas "Corriere della Sera", parashikoh­et një takim mes Modriç-Perez pas 8 gushtit shenjë që për klubin e kryeqyteti­t spanjolli nuk është i pashitshëm. Interi megjithatë nuk dëshiron të "mashtrojë" tifozët dhe po avancon me kujdes në bisedime.

MISTER X - Por, në listën e blerjeve të Piero Auzilios nuk janë vetëm Modriç dhe Vidal: mund të shfaqet, në fakt, një tjetër emër me peshë. Spaleti kërkon një "regjisor", dikush që të nisë aksionin. A do jetë momenti i rikthimit të Kovaçiç (e kërkojnë edhe Milani e Totenhemi)? Auzilio gjatë javëve të kaluara ka shprehur interesin për Mateon, por Reali ka dhënë çmimin: pa 70 milionë euro, "Galaktikët" nuk ulen në bisedime.

 ??  ??
 ??  ?? Luka Modriç, 32 vjeç, përkrah bashkëshor­tes Zanja Bozniç
Luka Modriç, 32 vjeç, përkrah bashkëshor­tes Zanja Bozniç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania