Panorama Sport (Albania)

Llogari pa Agollin, Panuçi gjen “sozinë” në Maqedoni

Nxitimi me kapitenin, trajneri do grumbulloj­ë 24-vjeçarin nga Shkupi

- OLSI TUJANI

Shqipëria i rrëmben një tjetër talent Maqe donisë. Kombëtarja kuqezi vijon që të mbetet si zgjedhje e preferuar për talente nga treva të shumta shqipfolës­e. I radhës është mbrojtësi i lindur në Shkup, Besir Demiri. Prej së premtes, mbrojtësi, i cili aktivizohe­t në Ukrainë me skuadrën e Mariupolit, futbollist­i 24-vjeçar është pajisur edhe me pasaportën shqiptare dhe është i gatshëm për t'u vënë nën urdhrat e Kristian Panuçit që në grumbullim­in e radhës në muajin shtator. MBROJTËSI

Linja e majtë e mbrojtjes ka qenë një nga problemet kryesore të Kombëtares shqiptare së fundmi, duke parë që trajneri Panuçi nuk ka dashur t'i besojë kapitenit Agolli një vend. E ndërkohë që trajneri Panuçi dhe stafi i tij janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, së fundmi Shqipërinë e ka pranuar edhe një tjetër element nga Maqedonia. Shqiptari, i cili ka qenë pjesë e skuadrës Shpresa të Maqedonisë, ka pranuar zgjedhjen e tij për të përfaqësua­r ngjyrat kuqezi. "Po, të premten isha në Tiranë ku jam pajisur me pasaportë shqiptare, që do të thotë se kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur me insistimin e trajnerit Panuçi, si dhe drejtuesve të federatës, të cilët shprehën interesim për mua. Kam zgjedhur Shqipërinë sepse jam shqiptar. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontaktuar. Karriera nuk është aq e gjatë sa për të lejuar të injorohemi pafund. Jam jashtë planeve të Maqedonisë dhe Shqipëria më vlerësoi, kështu që nuk ishte aspak e vështirë të merrja këtë vendim", ka deklaruar Demiri.

KARRIERA

Demiri ka qenë pjesë e Shpresave të Maqedonisë në Europianin e fundit, që është zhvilluar në Poloni, ndërsa është ftuar rregullish­t në ekipin e 21vjeçarëv­e. Më fanellën e saj, ai ka zhvilluar 20 ndeshje. Demiri gjithashtu është aktivizuar dy herë edhe me Kombëtaren A të Maqedonisë. Debutimin e ka bërë në fitoren ndaj Azerbajxha­nit. Gjatë karrierës, ai ka veshur fanellën e Shkupit, Vardarit dhe Shkëndijës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania